Bota

Moskë/ Viktima dhe të plagosur nga stuhia më e fortë e borës e regjistruar ndonjëherë

Të paktën një person humbi jetën dhe pesë të tjerë u plagosën sot në Moskë si pasojë e stuhive më të forta të dëborës të regjistruara ndonjëherë në qytet. Kështu u shpreh sot kryetari i Bashkisë së kryeqytetit rus dhe agjencitë meteorologjike.

“Në 24 orë, Moska ka regjistrua 43 centimetra dëborë, më shumë se gjysma e asaj që bie mesatarisht në qytet në një muaj”, sipas Shërbimit kombëtar meteorologjik.

“Një person ka humbur jetën pas rrëzimit të një peme në një linjë elektrike”, deklaroi kryetari i Bashkisë së Moskës, Serguei Sobianine në rrjetin social rus “VKontakte” duke shtuar se 360 pemë të rrëzuara ishin sinjalizuar për shkak të kushteve shumë të këqija meteorologjike, raporton ata.

“Sipas infomacioneve të fundit pesë persona ishin plagosur. Parashikimet meteorologjike theksojnë se koha do të përkeqësohet”, shtoi ai në një mesazh të dytë në rrjetin social Twitter.
Dhjetëra fluturime janë vonuar dhe disa janë anuluar në aeroportin e kryeqytetit.

OPINIONE