Mosmarrëveshja mes vendeve të OPEC-ut mund të shkaktojë uljen e çmimit të naftës në 30 dollarë

Zëvendëskryeministri i parë rus, Anton Siluanov, njëherësh edhe ministri i Financave, tha se në rast nuk zgjatet marrëveshja e kufizimit të prodhimit të naftës mes Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) dhe disa vende jashtë OPEC-ut, atëherë mund të shkaktohet ulja e çmimit të naftës në 30 dollarë për fuçi.

Siluanov në fjalimin e tij në Dumën ruse, tha se vazhdon paqartësia rreth së ardhmes së marrëveshjes së kufizimit të prodhimit të naftës mes OPEC-ut dhe shteteve jashtë OPEC-ut.

“Në rast se nuk zgjatet kufizimi i prodhimit të naftës mes OPEC-ut dhe vende jashtë tij, çmimi i naftës për fuçi mund të bie në 30 dollarë”, u shpreh ai.

Ndërsa ministri rus i Energjisë, Aleksandr Novak, në deklaratën për gazetarët tha se, edhe ai është i njëjtit mendim se çmimi i naftës mund të bie deri në 30 dollarë.

Ministri saudit i Energjisë, Industrisë dhe Burimeve Minerale, Khalid al-Falih, në deklaratë e bërë më parë kishte theksuar se kanë zhvilluar bisedime pozitive me Rusinë rreth tregjeve të naftës. Ai kishte shprehur bindjen se marrëveshja do të zgjatet.

Për arsye të luhatjeve të çmimeve të naftës, OPEC dhe vendet prodhues të naftës jashtë OPEC-ut të kryesuar nga Rusia kishin arritur marrëveshje për kufizimin e prodhimit të naftës. Kohëzgjatja e marrëveshjes e cila parasheh një kufizim prej 1,2 milionë fuçi në ditë përfundon këtë muaj. (AA)

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne