Mossadi përdori pasaporta boshnjake për të vrarë ekspertin e dronëve

Agjentët e Mossadit kanë përdorur vitin e kaluar pasaporta boshnjake për të vrarë Mohamed Zawahrin, një ekspert dronësh nga Tunizia, i cili ka punuar për lëvizjen e rezistencës palestineze.

Figura e lartë e Hamasit Mohamed Nazzal tha të enjten në Bejrut se një hetim zbuloi se një numër agjentësh nga Mossadi kishin operuar në Tunizi për disa muaj, duke pretenduar se ishin gazetarë të huaj për tu afruar me Zawahrin.

Zawahri ishte nën mbikëqyrjen e Mossadit për katër muaj përpara vrasjes së tij më 15 dhjetor të vitit të kaluar, tha ai në një konferencë shtypi në kryeqytetin libanez.

Dy vrasësit kryesorë që hynë në vend para se të vrisnin Zawahrin, përdorën pasaporta boshnjake, vuri në dukje Nazzal.

Zawahri, një shtetas 49-vjeçar tunizian u qëllua 20 herë në timonin e makinës së tij jashtë shtëpisë së tij në qytetin të Sfax të shtetit Afrikano Verior.

Procedura e përdorur për të vrarë Zawahrin, nuk ishte asgjë e pazakontë për Mossadin i cili përdor intervistat si karrem për të kryer vrasjet.

Në kohën kur ndodhi vrasja, Hamasi tha se pas saj qëndronte Izraeli, gjë e cila nxiti qindra tunizianë të dilnin në rrugët e kryeqytetit Tunis dhe ta dënoin aktin.

Në vitin 2012 Izraeli e pranoi vrasjen e Ebu Xhihadit në vitin 1988, komandanti i dytë i Organizatës Çlirimtare të Palestinës, gjatë në një bastisje në selinë e lëvizjes në Tunis.

Mossadi besohet gjerësisht se qëndron pas vrasjes të udhëheqësit të Hamasit Mahmoud al-Mahbouh në vitin 2010 në Dubai, vrasje në të cilin spiunët izraelitë përdorën pashaporta britanike, irlandeze dhe Australine.

Përdorimi i pasaportave të falsifikuara bëri që Britania, Irlanda dhe Australia në shenjë proteste të dëbonin disa diplomatë izraelitë./ Gazeta Impakt

burimi:press

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne