Ka pasur humbje të mëdha njerëzish gjatë operacioneve anti-Daesh në Mosulin e Irakut, pasi një sulm raketash në një shkollë vrau dhjetëra njerëz që po fshiheshin brenda.
Sipas informacioneve nga burimet e sigurisë, 81 persona, përfshirë 29 gra dhe 18 fëmijë, u vranë gjatë një sulmi me raketa në shkollën El-Vela në zonën e 17 korrikut të Mosulit, zonë e cila është nën kontrollin e terroristëve të Daeshit.
Për shkak të konflikteve midis Daeshit dhe forcave anti-terroriste, ende nuk është përcaktuar se cila forcë fshihet pas sulmit në shkollë.
Përveç kësaj, kapiteni Ali-el-Behadili i Njësisë Anti-Terror tha për Agjensinë Anadolu se Habib Abdulcebbar, i cili ishte përgjegjës për administratën e luftës në Daesh dhe që fshihej pas sulmit me raketa në lagjen En-Neçar, ishte vrarë në këtë sulm.
Pas 100 ditësh luftimi, forcat irakiene e rimorën Mosulin lindor në fund të janarit, megjithatë beteja po vazhdon në perëndim të qytetit.
Ka qindra mijëra njerëz që mbeten të bllokuar brenda lagjeve të Mosulit ende nën kontrollin e Daeshit. Sipas një deklarate të OKB-së të lëshuar këtë javë, rreth 419,000 njerëz janë detyruar të ikin vetëm nga Mosuli perëndimor që nga fillimi i luftimeve. / © Gazeta Impakt