Mosuli në prag të çlirimit të plotë

Me vazhdimin e luftimeve dhe me çlirimin e urës së pestë të Mosulit, ky qytet aktualisht ndodhet në prag të çlirimit të plotë.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se ushtria dhe forcat e luftës kundër terrorizmit të Irakut të premten kanë marrë nën kontroll urën e pestë mbi lumin Tigër e cila lidh pjesën lindore me pjesën perëndimore të këtij qytetit. Forcat irakiane për reagim të shpejtë gjithashtu kanë rrethuar spitalin “Republika” në pjesën e vjetër të Mosulit dhe kanë arrestuar të paktën tre krerë të lartë të grupit terrorist ISIS. Oficer Sa’d Moin, zëdhënësi i operacioneve të Bagdadit, deklaroi se forcat e sigurisë së Irakut kanë arrestuar me dhjetëra pjesëtarë të grupit terrorist ISIS dhe sulmues kamikazë të këtij grupi të cilët duke kaluar 450 km, kishin arritur të hyjnë në Bagdad. Forcat irakiane aktualisht janë duke hequr edhe pengesat e fundit për të arritur deri te xhamia Al-Nuri për të marrë nën kontroll rrugën Faruk në pjesën e vjetër të Mosulit./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne