Moti i ftohtë në Hungari, vdesin 87 vetë

87 veta kanë vdekur në Hungari që nga 15 tetori i vitit 2018, kur u ndalua jetesa në rrugë për të pastrehët e deri më 19 janar të këtij viti.

Sipas lajmit të portalit 24.hu në Hungari në 15 tetor 2018 hyri në zbatim ligji që ndalon të pastrehët të jetojnë në rrugë.

Në deklaratën e bërë nga ana e Forumit Social Hungarez (MSZF) për këtë portal bëhet e ditur se shumica e të vdekurve kanë vdekur nga i ftohti në shtëpitë, të cilat nuk kanë mundur ti ngrohin mjaftueshëm, ose gjatë rrugës për në spital.

Forumi bëri të ditur se për personat, që kanë vdekur nga i Ftohti, u zhvillua një ceremoni përkujtimore në Sheshin Kossuth të Budapestit.

Sipas deklaratës së MSZF, në Hungari, që nga viti 1990 e deri më sot rreth 8 mijë njerëz kanë humbur jetën nga i ftohti./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne