Moti i keq, ARRSH: Drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes, ja akset ku ka rënie gurësh

Reshjet e dendura që ranë gjatë mbrëmjes së djeshme, kanë shkaktuar mjaft probleme në disa akse në vend, duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve.

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën apel për gjithë drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes gjatë qarkullimit, ndërkohë që jep një pasqyrë të gjendjes së rrugëve në vend.

Si pasojë e reshjeve intensive ka pasur rrëshqitje dherash e gurësh deri pranë tunelit të Shkopetit.

NJOFTIMI NGA ARRSH:

?Gjatë orëve të fundit, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut ? të githa strukturat e ARRSH-së janë në terren për të normalizuar gjendjen ?‍?në të gjitha akset kombëtare të prekura nga to ?

?Rajoni Verior, komunikon se në segmentin Skuraj-Burrel (zona Shkopet) ka rënie të vogla gurësh, po punohet për pastrimin e rrugës, nuk ka probleme me qarkullimin rrugor.

?Rajoni Qendror, komunikon se po punohet në segmentin sa kalon rreth rrotullimin e Bërzhitës, dhe në të gjitha akset e këtij rajoni qarkullimi kryhet pa problem.

?Rajoni Jugor komunikon se itensiteti i reshjeve ka rënë, qarkullimi kryhet pa problem në të gjitha akset.

Situata është në monitorim të vazhdueshëm nga kompanitë dhe sektori i mirëmbajtjes ARRSH.

⚠️I bëjmë apel të gjithë drejtuesve të mjeteve? të bëjnë kujdes, të ulin shpejtësinë të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e policisë rrugore

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne