Shqiperia

Moti i keq pezullon lundrimet në portin e Vlorës, dallgët nga 5 deri në 7 ballë

Moti i keq ka bërë që të pezullohet lundrimi në Portin e Vlorës mëngjesin e sotëm. Në Port nuk ka mbërritur ende trageti i linjës Brindisi-Vlorë, i cili duhet të ankorohej në orën 07:00 të mëngjesit të sotëm.

Sakaq, mësohet se trafiku detar është i pezulluar dhe mjetet lundruese janë në radhë.

Dallgët brenda gjirit në Vlorë arrijnë rreth 5 ballë, ndërsa jashtë tij në 7-8 ballë.

Ndërsa në Portin e Durrësit, mësohet se deri më tani nuk ka probleme për mjetet lundruese.

OPINIONE