Moti i keq “pushton” Shqipërinë

I gjithë vendi është përfshirë nga moti i keq me reshje e stuhi te cilat kane qene me te fora ne jug te vendit. Ne Gjirokastër ka patur shembje dherash në aksin Gjirokastër-Lugina e Çajupit, në të gjithë gjatësinë dhe konsiderohet e rrezikshme edhe për shkak të stuhisë.

Gjithashtu raportohen bllokime aksesh ne disa zona te këtij qarku. Reshjet bllokuan akset rurale drejt Lunxherisë, Picarit, Zhulatit dhe Fushbardhës në Gjirokastër. Ndërsa rruga nacionale pranë shtratit të Drinos është e kalueshme vetëm për mjete të larta.Një dite me pare emergjencat civile u kane kërkuar drejtuesve vendorë te marrin masa, pasi lumenjtë pritet te dalin nga shtrati, ndërsa uji do mbuloje edhe shume zona urbane.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne