Moti i keq, temperaturat do të rriten prej ditës së premte

I ftohti i acartë që ka përfshirë dhe Europën pritet të zgjasë disa ditë në vendin tonë. Prej ditës së sotme vala e acartë do të shtrihet në një pjesë të mirë të kontinentit evropian, duke zbritur deri në gadishullin Ballkanik. Ngjarje të tilla atmosferike vërehen rrallë në periudhat e fund-dimrit, ku temperatuart në vendin tonë pritet shkojnë nën zero dhe në zonat e ulëta. Temperaturat pritet të shënojnë rritje të enjte dhe të premten. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë një pasqyrë të përgjithshme këtë mëngjes të situatës në akseve rrugore si pasojë e reshjeve të dendura të një nate më parë. Sipas ARRSH në disa zona ka pasur dhe rrëshqitje dherash, ndërsa një sërë aksesh janë të kalueshme me zinxhirë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne