Moti me shi dhe erë/ Mbyllet porti, ndalohet nisja e trageteve nga Bari

Duke parë përkeqësimin e motit ne ditët e para të vitit 2020 dhe kontaktet me kapitenerinë e portit te Barit, Drejtoria e Përgjithshme Detare njofton se:

1-Porti i Barit është mbyllur sot dhe tragetet nga Bari për Durrës nuk janë nisur deri në një urdhër te dytë nga kapiteneria e portit Barit.

2-Porti i Durrësit është i hapur dhe në gatishmëri, por për arsye të mbylljes të portit te Barit do ndalojmë nisjen e trageteve nga Durrësi për në Bari për të shmangur qëndrimin e trageteve dhe të pasagjerëve në radën e portit te Barit.

Kërkojmë mirëkuptimin e pasagjerëve të bllokuar në portet e Barit dhe të Durrësit pasi e gjitha bëhet për të garantuar sigurinë lundrimore në situatat detare me mot te përkeqësuar, erë te fortë e dallgë të larta.

Për çdo ndryshim do ju mbajmë të informuar ose mund të merrni informacion në terminalet e portit Barit dhe Durrësit, bën të ditur Drejtoria e Përgjithshme Detare./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne