Bota Kultura

Motoçiklistët muslimanë nisin një udhëtim bamirësie nëpër Australi

Një grup motoçiklistësh myslimanë me motora Harley nisën të mërkurën nëpër Australi një udhëtim të gjatë bamirësie për të ndihmuar në ngritjen e vetëdijes për krizën botërore të refugjatëve.

Grupi i motoçiklistëve muslimanë australianë së bashku me klubin Ali Davidson Motor, do të bëjë 879 kilometra në gjashtë ditë nga Melbourni në Sidney.

“Grupi do të vazhdojë të rrisë ndërgjegjësimin dhe do të mbledhë gjithashtu edhe fonde nëpër qytetet që do të vizitojë përgjatë rrugës. Ata kanë në plan që të takohen me banoret dhe me të rinjtë, duke përfshirë qytetet Shepparton, Wagga Wagga, Goulburn, Wollongong, Auburn dhe Padstow”, tha organizata Islamic Relief Australia e cila mbështet turin.

Salih Yigit, një nga motoçiklistët e grupit tha: “Ne duam të kapim shifrën 50,000 dollarë dhe këtë sasi kemi për ta rritur më tej në ndihmë të njerëzve në nevojë, të pastrehëve, për ata që jetojnë nën shtypje si dhe për jetimët”.

Islamic Relief Australia është anëtare e Këshillit Australian për Zhvillim Ndërkombëtar (ACFID) që nga viti 1984 dhe shpërndan ndihmë humanitare nëpër rajon./yenisafak/Gazeta Impakt

OPINIONE