Motra e Kacifas, kandidate për deputete në Greqi: Nuk kemi të bëjmë me organizatat ekstremiste

Motra e Konstandin Kacifas, minoritarit grek i cili u ekzekutua nga forcat RENEA më 28 tetor në Bularat, do të udhëheq në votimet e 7 Korrikut Partinë e Unioni  Qendror, një parti që aktualisht është në Parlament për të parën herë.

Hermioni Kacifas sipas mediave greke është fotografuar pas një takimi që ka patur me kreun e Unionit Qendror, Vasilis Levendis.

Ky i fundit ka komentuar edhe vrasjen ekstremistit grek Kacifas duke thënë se ai u ekzekutua padrejtësisht.

U ekzekutua padrejtësisht nga autoritetet shqiptare, në përvjetorin e 28 tetorit 2018 në tokat e shenjta të Epirit të Veriut” ka deklaruar  Levendis.

Ndërsa Hermioni Kacifas ka deklaruar se ka pranuar ftesën dhe vjen në këtë parti sepse dënon forcat politike ekstremiste  dhe çdo akt dhune, duke treguar kështu se  familja Kacifas nuk ka asnjë lidhje me grupet ekstremiste.

“Erdha në Partinë Unioni Qendror, sepse dënoj ekstremet dhe të gjitha aktet e dhunës dhe të tregojë se familja Kacifas nuk ka të bëjë fare me organizatat ekstreme “, ka thënë Hermioni Katsifas./shqiptarja

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne