Mourinho: Salahin e shiti Chelsea, jo unë

Trajneri i ”Manchester Unitedit”, Jose Mourinho deklaroi se në kohën kur ai ishte në pankinën e ”Chelsea”-t nuk kishte vendosur ta shiste Mohammed Salah, i cili sot luan për mrekulli në fanellën e ”Liverpool”-it dhe shumë e konsiderojnë atë si lojtar më të mirë se Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Salah u largua nga ”Stamford Bridge” në vitin 2016 dhe u transferua në Romë, e cila verën e kaluar ia shiti ”Liverpool”-it. Egjiptiani superior që nga ardhja në ”Anfield” ka magjepsur opinionin e gjerë të futbollit duke shënuar 43 gola këtë sezon.

“Njerëzit thonë se unë e kam shitur Salahun, kurse gjërat qëndrojnë ndryshe. Isha unë ai që e bleva Salahun. Unë i propozova ‘Chelsea’-t për ta blerë. Por, ai erdhi si një i ri i përgatitur fizikisht, por jo psikologjiskëshit. Në aspektin shoqëror dhe kulturor ishte plotësisht i humbur dhe gjithçka ishte e vështirë për të”, ka thënë Mourinho.

“Chelsea’ vendosi ta shesë. Pra, vendimi për ta dërguar si huazim ishte i përbashkët, por pas kësaj, vendimi për ta shitur dhe për të përdorur ato para për të blerë një lojtar tjetër nuk ishte i imi”, tha trajneri portugez.

Salah mbërriti te ”Chelsea” në vitin 2014, por u huazua te ”Fiorentina” dhe më pas te ”Roma”, që më vonë e bleu kontratën e tij për 17 milionë euro. (ATSH)

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne