Mousavi: Ekzagjerimi nuk është rruga e duhur e përballjes me virusin korona

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit duke reaguar ndaj deklaratave dhe pretendimeve të Mike Pompeo sekretarit amerikan të shtetit i cili shprehu gatishmërinë e Amerikës për të ndihmuar Iranin në përballjen me virusin Korona tha se kjo deklaratë është një taktike mashtruese dhe qesharake dhe shpjegoi se veprimet propagandistike dhe ekzagjerimi politik nuk janë rrugë të përballjes me virusin korona.

Abas Mousavi deklaroi se pretendimet për të ndihmuar Iranin në përballjen me virusin Korona na një vend që me terrorizmin e tij ekonomik ka ushtruar presione mbi popullin iranian dhe ka bllokuar rrugët e blerjes së medikamenteve dhe pajisjeve mjekësore, janë pretendime qesharake dhe një lojë politiko-psikologjike. Mousavi deklaroi se ministria e jashtme e Iranit për të garantuar nevojat për medikamente dhe pajisje higjienike për tu përballur me virusin Korona është futur në kontakt me shumë vende të botës dhe shtoi se deri tani qeveri ka garantuar 100 mijë kite laboratorike për testimin e virusit dhe nga vendet mike ka marrë maska operacioni, aparate të frymëmarrjes artificiale dhe shumë pajisje të tjera. Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit ndër të tjera shtoi se të tjera dërgesa me pajisje mjekësore janë duke arritur. Mousavi tha se përballje me virusin korona që tashmë është kthyer në një pandemi që ka prekur shum ëvende të botës, ka nevojë për vullnet botëror dhe bashkëpunmim të jgerë ndëkrombëtare dhe jo për deklrata dhe veprime propagandistike që kaë si qëllim keqshfrytëzimin e gjëndjes dhe situatës së rënduar të pacientëve të virusit korona. Sekretari amerikan i shteit me një dekalratë qesharake ka pretenduar se Ameriak i ka propozuar Iranit ndihmë për tu përballur me virusin Korona./PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne