Mozilla i bashkohet Xhorxh Sorosit në luftën kundër “lajmeve të rreme”

nga Aaron Kesel.

Mozilla, organizata jofitimprurëse që drejton brouserin Firefox, tha të mërkurën se do të lanconte një përpjekje kundër “lajmeve të rreme”, pasi softueri për kontrollin e fakteve mbështetur nga themeluesi i eBay, Pierre Omidyar dhe George Soros, për herë të parë doli në publik qe ta formesojne makthin Orwellian mbi arbitrimet e vërteta të së ardhmes.

Mozilla tha se ishte “duke investuar në njerëz, programe dhe projekte” në një iniciativë të re për të “ndalur keqinformimin online” duke bërë thirrje për një “Nismë mbi besimin e Informacionit të Mozillas”, ose MITI për shkurt, raportoi faqja Business Insider.

Ata më tej deklaruan se “aftësia e internetit për të fuqizuar shoqërinë demokratike vuan shumë” për shkak të ngjarjeve të fabrikuara, si psh “Papa mbështet Donald Trumpin për presidencën amerikane” ose një “Agjent i FBI-së me informacione mbi ish kandidaten presidenciale Hillary Clinton vritet në një zjarr misterioz “- vetëm dy shembuj ngjarjesh që dolën të jenë falso.

Drejtoresha e inovacioneve të Mozillas, Katharina Borchert, tha për AFP,  se organizata e pajisur me mjete po punonte për Firefoxin si dhe për një edukim më të mirë në internet me grupet e medias, universitetet dhe aktivistët e teknologjisë.

“Nisma mbi besimin e Informacionit të Mozillas”, qe vjen si një motor i automatizuar i kontrollit të fakteve në kohë reale, i quajtur “detektor i dënglave”, u  demonstrua në Londër .
Grupi që krijoi motorin e kontrollit të fakteve, fondacioni i fakteve, mbështetet nga Omidyar dhe manjati ynë i preferuar miliarder Soros.

Organizata deklaroi se softueri i tij është “i aftë” për të zbuluar gënjeshtrat në kohë reale dhe u përdor për të kontrolluar faktet në një debat të gjallë në Dhomën e Komuniteteve. Se si u arrit ky objektiv, nuk është e qartë pasi ka të ngjarë të jetë i automatizuar, por algoritmet nuk janë 100% të sakta.

“Ndërsa proponentët e propagandës dhe keqinformimit bëhen më të sofistikuar në përdorimin e tyre të teknologjisë, është e rëndësishme që kontrollorët e fakteve të mos bien prapa në luftën kundër tyre,” tha fondacioni.

“Ky është një investim i rëndësishëm në të ardhmen e kontrollit të fakteve”, tha per The Guardian, Stephen Kingu i Rrjetit Omidyar.

“Vetëm shikoni numrin e iniciativave që janë ngritur për të adresuar këtë sfidë si kompanitë e teknologjisë ose organizatat e tjera se sa shqetësues është ky fenomen për shumë njerëz”, shtoi Borchert.

Unë merakosem më shumë për ata që duan të sillen si kontrrollues të vërtëtë, duke shpërfillur në mënyrë të hapur propagandën dhe lajmet e rreme nga MSM-ja ndersa targetojnë mediat alternative dhe duke u diktuar cfare është dhe cfarë sështë e rëndësishme për konsumin publik.

“Nëse kjo është bërë një prioritet më i madh ndoshta është një pyetje më e mirë,” tha Borchert, duke argumentuar se ishte koha që organizatat rivale të lajmeve të “mblidhnin” njëri-tjetrin për t’u ballafaquar me përhapjen e lajmeve të rremë. Pastaj ja ku e keni themeluesin e Wikipedias, Jimmy Walesin, që planifikon të fillojë një shërbim lajmesh financuar nga grupimi i quajtur Wikitribune, me qellim per te ndihmuar ne luftimin e lajmeve të rreme. Kështu që keni gjithë këta njerëz, disa prej të cilëve një herë e nje kohë mbronin të drejtën për një internet të lirë dhe të hapur, ndërsa tani mbrojnë idenë për kontrrollin e rrjedhës së informacionit nën moton e “lajmit të rremë”.

Po për gjithë ato lajme të rreme të përhapura nga CIA dhe shërbimet e inteligjencës të quajtura propaganda e fshehtë që zakonisht perdoren për të shtyrë luftën? Veçanërisht si raport i ri që vuri në dyshim vërtetësinë e pretendimeve të bëra nga një firmë e panjohur si Cloudstrike se “Rusia hakoi zgjedhjet” – Cmund te themi per këtë lajm të rreme?

Lenia e të ardhmes që ne besojmë në dorë të cdokujt, lënia e inteligjencën artificiale vetë dhe pa kontrroll, duket dicka e pamatur; Por një sistem i mbështetur nga Soros dhe Omidyar duket si një ide idiote e rrezikshme që mund të të drejtojë vetëm drejt një shtegu të hapur ndaj censurës orwelliane, të cilën as George Orwelli nuk mund ta kishte imagjinuar.

Aaron Kesel shkruan për Activist Post dhe është Drejtor tek Coinivore.

(burimi:activistpost)

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne