MPB e Turqisë reagoi ndaj deklaratave të Kancelares gjermane Angela Merkel

Ministria e Brendshme e Turqisë reagoi ndaj deklaratave të Kancelares gjermane Angela Merkel në lidhje me Interpolin.

Në komunikatën me shkrim të bërë nga Ministria e Brendshme turke thuhet se “Akuza e bërë nga Kancelarja e Gjermanisë se vendi ynë i keqpërdorë kanalet e Interpolit janë të papranueshme”.

Në komunikatën e Ministrisë në fjalë në mes tjerash rikujtohet se personi i quajtur Erdogan Akhanli, i cili është anëtarë i organizatës terroriste T-HKPC dhe që kërkohet me buletin të kuq, është liruar pasi ishte ndaluar në Spanjë, ndërsa theksohet se realizimi i këtij zhvillimi pas vlerësimeve të Merkelit është domethënës.

Ministria e Brendshme gjithashtu shtoi se Erdogan Akhanli në vitin 1984 në lagjen Tahtakale të Stambollit së bashku me dy anëtarë të tjerë të organizatës terroriste ndërmori një sulm të armatosur ndaj një byroje për shkëmbimin e valutave dhe akuzohet për vrasjen e pronarit të byrosë dhe për krimin ordiner të plaçkitjes së armatosur në emër të organizatës terroriste./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne