MPJ e Greqisë dënoi zjarrvniet në makinat e diplomatëve turq në Selanik

Greqia dënoi zjarrvënien në makinat e diplomatëve turq në Selanik.

Në komunikatën me shkrim të lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Greqisë thuhet se “Dënojmë fuqishëm zjarrvëniet që ndodhën sot ndaj makinave të nëpunësit të Konsullatës turke në Selanik dhe punonjësit turk të Bankës së Tregtisë dhe Zhvillimit të Detit të Zi”.

Në komunikatë, ku thuhet se këto sulme të papranueshme dhe të papërgjegjshme nuk do të arrijnë qëllimin, bëhet e ditur se autoritetet greke do t’i nxjerrin para drejtësisë përgjegjësit për këto sulme.

Makinës me targa diplomatike të atasheut turk të tregtisë në Selanik, Serkan Burali iu vu zjarri para shtëpisë së tij.

Pas pak në një pikë tjetër 1 km më larg iu vu zjarri edhe makinës së një gruaje turke, e cila punon Bankës së Tregtisë dhe Zhvillimit të Detit të Zi.

Ndërkohë që ekipet zjarrfikëse ndërhynë ndaj zjarrit, makinat janë u bënë të papërdorshme, ndërsa janë dëmtuar edhe disa makina përreth./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne