MPJ e Turqisë dënon sulmin në Parlamentin e Iranit

Ministria e Jashtme e Turqisë ka dënuar sulmin terrorist që ndodhi në Parlamentin e Iranit dhe përpara tyrbesë së liderit revolucionar Ayetullah Humeyni, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga ministria bëhet e ditur se është marrë me keqardhje lajmi se ka patur humbje të jetëve dhe të plagosur në sulmet terroriste të ndërmarra në orët e para të mëngjesit në Kuvendin Konsultativ Islamik të Iranit në Teheran dhe tyrbesë të Imam Humeyni.

“Dënojmë këto sulme mizore. Mëshira e Allahut qoftë mbi personat që kanë humbur jetën. U përcjellim ngushëllimet kryesisht të afërmëve, popullit dhe qeverisë së Iranit si dhe urojmë shërim të shpejtë për personat e plagosur”, thuhet ndër të tjera në deklaratë.

Si pasojë e sulmeve më parë u njoftua se kanë humbur jetën 7 persona ndërsa janë plagosur 35 të tjerë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne