Bota Rajoni

MPJ e Turqisë reagoi ashpër ndaj vendimit të Greqisë për dhënien e azilit njërit prej 8 puçistëve

Ministria e Jashtme e Turqisë reagoi ashpër ndaj vendimit të një komisioni grek për dhënien e azilit njërit prej tetë puçistëve, të cilët u arratisën në Greqi pas tentativës së dështuar për grusht shteti të ndërmarrë nga ana e organizatës terroriste gyleniste FETO më 15 korrik të vitit 2016.

Në deklaratën me shkrim të lëshuar nga ministria në fjalë thuhet: “Greqia, e cila i dha azil njërit prej tetë puçistëve që mori pjesë në tentativën për grusht shteti të 15 korrikut, ka zbuluar edhe një herë se është një vend që mbron dhe përqafon puçistët”.

Në deklaratë në mes tjerash thuhet se Greqia sërish pengoi ekstradimin e puçistëve në Turqi për të dhënë llogari para drejtësisë për martirizimin e qindra qytetarëve dhe pjesëtarëve të forcave të sigurisë gjatë tentativës për grusht shteti që si objektiv mori rregullin demokratik të Turqisë.

“Greqia si një aleate në luftën kundër terrorit dhe krimit, nuk dha përkrahje dhe nuk tregoi bashkëpunimin e pritur prej saj. Ky vendim, të cilin ne e konsiderojmë si një motiv politik, pa dyshim se do të ketë efekte në marrëdhëniet tona dypalëshe me Greqinë dhe në përpjekjet tona të përbashkëta rajonale”, u tha në reagimin e lëshuar nga Ministria e Jashtme e Turqisë./ trt

OPINIONE