MPJ: Greqia t’i japë fund shtyrjes së emigrantëve të çrregullt në kufirin e Turqisë

Turqia reagoi ndaj Greqisë për “emigrimin e çrregullt”…

Ministria e Punëve të Jashtme bëri një deklaratë me shkrim në lidhje me shtyrjen në Turqi të emigrantëve të çrregullt nga toka dhe deti nga ana e Greqisë.

“Në kufirin tonë vazhdojnë ngjarjet e shtyrjeve të emigrantëve të çrregullt nga ana e personelit grek si nga toka, ashtu edhe nga deti” shkruhet në deklaratë.

Në këtë deklaratë bëhet e ditur se në vitin 2018 nga Greqia janë shtyrë në Turqi 11 mijë e 867 emigrantë të çrregullt ndërsa në 10 muajt e parë të vitit kjo shifër ka arritur në 25 mijë e 404.

“Nga dëshmitë e emigrantëve që janë shtyrë mbrapssh janë marrë informacione se këta persona (emigrantët) pasi janë kapur nga autoritetet greke, u janë sekuestruar sendet personale dhe pa kryer asnjë procedurë zyrtare dhe në disa raste duke u përballur me trajtime të papranueshme dhe duke u rrahur, janë dërguar në kufirin tonë nën shoqërimin e personelit grek”, shkruhet në deklaratë.

Gjithashtu në deklaratë theksohet se në duart e autoriteteve turke ka çdo lloj pamje, fotografi dhe dëshmi të personave të keqtrajtuar të cilët ”pasi janë kapur nga policia greke, janë lënë dy ditë pa bukë, janë neutralizuar me elektroshok, janë goditur me plumba plastikë dhe pasi janë rrahur janë hedhur në lumin Meriç (Maritza)”.

“Veprimtaritë e shtytjes mbrapa të Greqisë, që shkelin ligjin ndërkombëtar janë regjistruar gjithashtu në raportet e Këshillit të Evropës. Këshilli i Evropës kërkoi që Greqia të ndalonte veprimtaritë e sipërpërmendura dhe të hetojë këto incidente. Ne kërkojmë që qeveria e re greke, në vend që të mohojë incidentet e kthimit, për të cilat ne kemi çdo informacion dhe dokument që gjithashtu janë identifikuar edhe nga Këshilli i Evropës, të punojë në korrigjimin e kësaj politike që po shkel ligjin ndërkombëtar”./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne