MPJ: Vuçiçit i lejohet vizita në Kosovë, do të bëhet konform rregullave

Jetlir Zyberaj, këshilltar i Ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka konfirmuar se Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç iu ka aprovuar leja për ta vizituar Kosovën.

Ai ka thënë se leja për vizitë është aprovuar konform rregullave të përcaktuara.

“Leja është aprovuar konform rregullave”, ka shtuar Zyberaj.

Ndryshe, më 8 dhe 9 shtator, shefi i shtetit serb do të qëndrojë në veri të Kosovës, ku ndër të tjera do t’iu adresohet edhe serbëve në Kosovë.

Burimi: Koha islame

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne