MSB: Patrullimi i tretë turko-rus në Siri ka përfunduar sipas planifikimit

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare (MSB) bëri të ditur se të premten ka përfunduar sipas planifikimit misioni i tretë i përbashkët i patrullimit tokësor, realizuar nga ushtarët turq dhe rusë në lindje të lumit të Eufratit në rajonin ndërmjet Kamëshllësë dhe Derik.

“Patrullimi tokësor turko-rus, që u realizua në lindje të lumit të Eufratit në rajonin ndërmjet Kamëshllësë dhe Derik ka përfunduar sipas planifikimit duke u treguar ndjeshmëri dhe kujdesin e duhur për sigurinë e personelit tonë dhe popullit kundër provokuesve”, shkruhet në deklaratë.

Në deklaratë bëhet e ditur gjithashtu se “Në patrullimin e tretë tokësor në rajonin ndërmjet Kamëshllësë dhe Derik, në njësitë e të dyja ushtrive (turke dhe ruse) morën pjesë nga 4 autoblinda dhe dronë IHA (mjetë fluturues pa pilotë). Njësitë turko-ruse patrulloi një itinerar 88 kilometra të gjatë në 10 kilometra thellësi nga kufiri Turqi-Siri”.    /trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne