MSB: Turqia zotëron kontroll të plotë politik në NATO

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare (MSB) tha se Turqia zotëron kontrollin e plotë politik në NATO.

Nga ana e MSB-së u dha një konferencë shtypi informuese në lidhje me kontributin e Turqisë në NATO.

Në deklaratën e bërë nga Ministria thuhet se aleancaa është një organizatë e rëndësishme politiko-ushtarake, ku Turqia ka zotërim të plotë politik.

“NATO-ja mbron veçorinë për të qenë ende e besueshme, shkurajuese dhe një aleancë e vazhdueshmërisë. Vendi ynë ka përmbushur ashtu siç duhet atë që i takon për të mbrojtur vlerat e përbashkëta që ndan me aleatet e tjera”, u tha në konferencë.

Gjithashtu bëhet e ditur se Forcat e Armatosura Turke në vitin 2019 morën pjesë në 23 stërvitje të NATO-s me përfshirjen e 2 mijë e 414 trupave dhe planifikohet që të përfshihet edhe në stërvitjet e vitit 2020.

Nga ana tjetër, në deklaratën e bërë nga burimet e sigurisë për veto ndaj planeve të sigurisë së NATO, bëhet e ditur se: “Procedura vazhdon normalisht. Shprehja “Turqia bën shantazh” është e papranueshme. Ne jemi një fuqi e rëndësishme e NATO-s. Askush nuk mund të diskutojë kontributet e Turqinë në NATO. Turqia, me kontributin e saj, është plotësisht në qendrën e NATO-s”./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne