Muaji i Ramazanit për francezët muslimanë

Nureddin Roland dhe Thibaud Rouger të cilët e zgjodhën Islamin, treguan se si kalojnë muajin e Ramazanit

PARIS (AA) – Francezët të cilët kanë zgjedhur Islamin shprehen se kohën të cilën e kalonin më parë me ngrënie dhe pije, tani në muajin e Ramazanit po ia kushtojnë adhurimeve dhe mësimit më të mirë të Islamit.

Nureddin Roland dhe Thibaud Rouger të cilët e zgjodhën islamin, për gazetarin e AA-së treguan se si kalojnë muajin e Ramazanit. Ndërkohë, 28 vjeçari Roland tha se duke agjëruar gjatë muajit të Ramazanit, një kohë e tyre tani më është liruar dhe këtë e shfrytëzojnë me lexime dhe adhurime.

Roland bëri të ditur se e Islamin e kishte zgjedhur para 8 vitesh dhe që pas një kohe të shkurtër kishte ardhur muaji i Ramazanit. “Në fillim unë mendoja që agjërimi gjatë muajit të Ramazanit bëhet deri në ezanin e jacisë dhe në atë kohë ishin në muajin gusht. Atëherë nuk kisha shumë njohuri për agjërimin dhe frikësohesha se do bëjë diçka gabim. Për këtë arsye unë bëja iftar kur dita errësohej tërësisht. Kjo ishte mjaft intensive”, tha ai.

Duke treguar se ajo që e ka ndikuar më së shumti lidhur me Ramazanin është ndjenja e urisë dhe ideja e agjërimit për Allahun, Roland tha se nuk kishte përjetuar një gjë të tillë më parë.

Roland tha se pasi që zgjodhi Islamin dhe u bë musliman, së bashku me muajin e parë të Ramazanit ka arritur që ta njohë dhe ta mësojë më mirë Islamin. Ai shtoi se ky muaj është një muaj i meditimit.

“Dua të jem në Turqi në muajin e Ramazanit”

Duke shprehur dashurinë ndaj atmosferës së Ramazanit, Roland tha se para 3 vitesh ka agjëruar në Stamboll dhe Trabzon të Turqisë dhe që kjo ishte shumë e këndshme.

Ai tha se si një francez i cili më pas ka zgjedhur fenë islame, është prekur nga agjërimi në një shtet musliman. Roland shtoi se zgjimi në syfyr me zërin e daulleve, dëgjimi i zërit të ezanit dhe ftesat që po bëhen mes njerëzve për iftare i kanë lënë përshtypje shumë të mira.

Roland tha se “Për këtë arsye dua që të jem në Turqi për Ramazan”.

Kurse 30 vjeçari Rouger tha se përkundër asaj që ditët janë të gjata dhe të lodhshme, ai pret çdo vit muajin e Ramazanit dhe që nuk e ka të vështirë agjërimin.

Rouger u shpreh se para se ta mbajë agjërimin e parë kishte shqetësime se nëse mund ta bëjë a po jo, por që “Më pas e vërejta se Allahu u jep një fuqi të gjithë atyre që agjërojnë që t’i tejkalojnë të gjitha vështirësitë”.

Rouger po ashtu tha se koha e cila i mbetet nga ngrënia dhe pija për shkak të muajit të Ramazanit, ia kushtojnë adhurimit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne