Muhamed Bedi: Ato që bëhen ndaj meje janë hakmarrje

Në vazhdën e gjykimeve të anëtarëve të Vëllazërisë Muslimane pas puçit në vitin 2013 në Egjipt, kryetari i Këshillit Udhëzues të Vëllazërisë Muslimane (Ihvan), Muhamed Bedi, ka theksuar se procesi në të cilin gjykohet paraqet hakmarrje ndaj tij.

Sipas të dhënave nga burime gjyqësore, Bedi ka folur në seancën në të cilën gjykohet për ngjarjet në Beni Suvejf së bashku me 92 të pandehur të tjerë.

“Ato që bëhen ndaj meje janë hakmarrje. Ankimoj në gjykatë akuzën që më është ngritur për nxitje të dhunës. Nuk ka asnjë argument që mund ta dëshmojë vërtetësinë e akuzave që janë ngritur kundër meje”, ka thënë Bedi.

Ai ka rikujtuar se gjykohet në 48 lëndë penale. Po ashtu, ai njoftoi se ka parashtruar kërkesë për hapjen e hetimit rreth vrasjes së djalit të tij Ammar gjatë “ngjarjeve të Ramsesit” në vitin 2013, duke shtuar se kjo kërkesë nuk është futur në përpunim.

Gjykata në Beni Suvejf e ka shtyrë seancën për më 28 shtator për të lexuar gjykimin.

Të pandehurit në lëndën rreth incidenteve në Beni Suvejf akuzohen për “vënie zjarri në ndërtesat publike dhe të sigurisë pas shpërndarjes së protestave në sheshet Rabia dhe Nahda”./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne