Muhammed Salah kandidat për çmimin futbollist i vitit

Futbollisti egjiptian i Liverpool-it, Muhammed Salah, u nominua për çmimin futbollisti i vitit të cilin e jep Shoqata e Futbollistëve Profesionistë të Anglisë (PFA).

PFA shpalli emrat e kandidatëve për Çmimin e Futbollistit të Vitit në Angli. Mes kandidatëve është edhe futbollisti egjiptian i Liverpool-it, i cili kryeson tabelën e golashënuesve këtë sezon me 29 gola të shënuar.

Mes kandidatëve gjenden edhe Kevin De Bruyne, Leroy Sane dhe David Silva nga Manchester City, që siguroi një avantazh të madh për kampion 6 ndeshje para mbarimit të sezonit, si dhe ylli i Tottenham, Harry Kane dhe portieri spanjoll i Manchester United, David de Gea.

Kane dhe Sane gjithashtu gjenden në mesin e kandidatëve për çmimin futbollisti i ri i vitit. Në këtë kategori është nominuar edhe Ryan Sessegnon nga Fulham, ekip i Championship-it.

Vitin e kaluar “futbollisti i vitit” ishte zgjedhur N’Golo Kante i Chelsea.

Fituesit do të shpallen më 22 prill, ndërsa kandidatët janë këto emra:

Futbollisti i vitit: Muhammed Salah (Liverpool), Kevin De Bruyne, Leroy Sane, David Silva (Manchester City), Harry Kane (Tottenham), David de Gea (Manchester United)

Futbollisti i ri i vitit: Harry Kane (Tottenham), Leroy Sane, Raheem Sterling, Ederson (Manchester City), Marcus Rashford (Manchester United), Ryan Sessegnon (Fulham) (AA)

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne