Bota

Mukteda es-Sadr, kleriku shiia që mbështetet nga Saudia: Ndërhyrja e ShBA-së dhe Iranit në Irak nuk mund të pranohet

Mukteda es-Sadr, lideri i lëvizjes që mbanë emrin e njëjtë, e cila fitoi në zgjedhjet e përgjithshme në Irak, ripërsëriti se nuk do të pranohet asnjë lloj ndërhyrjeje të Shteteve të Bashkuara të Amerikë dhe Iranit në vendin e tij.

Në një komunikatë me shkrim Sadr paralajmëron ShBA-në dhe Iranin të mos ndërhyjnë në çështjet e Irakut dhe se nuk do të lejojnë një gjë të tillë.

“Ashtu si nuk pranojmë asnjë ndërhyrje në ndonjë çështje të Iranit, ashtu shpresojmë që të mos ndërhyhet në çështjet e brendshme të Irakut”, bëri të ditur Sadr.

Mukteda es-Sadr, i cili në vitin 2007 u shpalli luftë trupave amerikane në vend dhe që me çdo rast bënë kritika të ashpra kundër ShBA-së, edhe kësaj radhe Amerikën e cilësoi si okupator dhe tha se nuk do të lejojnë ndërhyrjen e udhëheqjes së Washingtonit.

Tërheq vëmendjen se Sadr këto deklarata i bëri pas pretendimeve të disa partive dhe palëve politike se formimi i qeverisë në Irak nuk do të jetë i mundshëm pa mbështetjen e ShBA-së dhe Iranit.

Brett McGurk, përfaqësuesi i posaçëm i Presidentit të ShBA-së, Donald Trump, në luftën kundër organizatës terroriste DAESH, një ditë pas zgjedhjeve të përgjithshme të mbajtura më 12 maj në Irak vizitoi kryeqytetin Bagdad ku u takua me Kryeparlamentarin, Selim al-Xhuburi, më pas edhe me Kryeministrin e udhëheqjes rajonale kurde në veri të Irakut (KRG), Neçirvan Barzani dhe me përfaqësues të partive tjera politike.

Pretendohet që së bashku me vizitën e McGurk në Bagdad edhe Kasim Suleymani, komandanti i Forcave të Jerusalemit pranë Gardës Revolucionare të Iranit, vizitoi partitë e afërta me qeverinë e vendit të tij me të cilët pati kontakte për formimin e qeverisë së re./ trt

OPINIONE