Rajoni

Mungesa e Qeverisë, shtyn formimin e ushtrisë

Formimi i ushtrisë së Kosovës tash e disa vite ka mbetur peng i Listës Serbe, kjo për faktin për votimin e saj duhen edhe votat e minoriteteve në Parlamentin e Kosovës.

Por, ushtria mund të mbetet peng tashmë edhe i mos krijimit të institucioneve Kosovës.

Ish deputeti i LDK-së, njëherësh edhe ish ushtarak, Anton Quni është i bindur se vonesa e formimit të Qeverisë, edhe më tutje do ta shtyjë formimin e ushtrisë së Kosovës, pasi që zgjedhjet e jashtëzakonshme sollën një çrregullim të institucioneve të Kosovës.

Këtë fakt e theksojnë si të rëndësishëm edhe njohësit e zhvillimeve në vend.

Madje për këtë ata vlerësojnë se vonimi në formimin e Qeverisë mund ta shtyjë krijimin e ushtrisë edhe për më shumë se një vit.

Megjithatë Vigan Qorroli thotë se themelimi i Ushtrisë nuk mund të bëhet nëse paraprakisht nuk bindet lista serbe.

Muhamet Hajrullahu u shpreh se cila do Qeveri nuk duhet të lejojë kushtëzime për formimin e ushtrisë.

OPINIONE

INTERVISTA