Musavi: Amerikanët kanë frikë nga pjesëmarrja e gjerë e qytetarëve në zgjedhje

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit në reagim ndaj raundit të ri të sanksioneve të vendosura nga Departamenti Amerikan i Thesarit kundër personaliteteve iraniane sidomos kundërt anëtarëve të Këshillit të Rojave të Kushtetutës së Republikës Islamike të Iranit, deklaroi: “Amerikanët kanë frikë nga demokracia dhe pjesëmarrja e qytetarëve në zgjedhje në Iran”.

Departamenti Amerikan i Thesarit ditën e enjte në vazhdën e veprimeve armiqësore të qeverisë së Amerikës kundër Iranit, disa anëtarë të Këshillit të Rojave të Kushtetutës së Iranit i ka vendosur në listën e sanksioneve.

Sejed Abas Musavi, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, ditën e premte tha se amerikanët në zhgënjimin dhe pesimizmin e plotë të tyre, kanë vënë në shënjestër një organ zgjedhor të Iranit dhe shtoi: “Ky veprim i amerikanëve tregon dështimin dhe zhgënjimin e politikës së presionit maksimal të regjimit të Amerikës kundër Iranit. Amerikanët kanë sanksionuar mbi 83 milionë qytetarë iranianë dhe zhvillojnë një terrorizëm ekonomik dhe presion maksimal, mirëpo akoma nuk kanë marrë kurrfarë rezultati. Qeveria, populli dhe të gjitha organet shtetërore të Republikës Islamike të Iranit nuk u jep as vlerën më të vogël juve dhe sanksioneve tuaja të çmendura dhe me të gjithë forcën e vet vazhdojnë rrugën e zhvillimit dhe progresit drejt të ardhmes”.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit theksoi: “Strategjia e Iranit përball presionit maksimal, është rezistenca maksimale dhe janë amerikanët ata të cilët në fund do të dorëzohen përball vullnetit të popullit iranian dhe do të mësojnë se me këtë popull krenar nuk mund të flitet me gjuhen e sanksioneve, por me gjuhën e respektit”./PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne