Musavi: Forcat e huaja të mos e detyrojnë Iranin të paralajmërojë e t’ua tërheqë vërejtjen

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit në reagim ndaj pretendimeve të sekretarit amerikan të shtetit në lidhje me patrullimin e forcave të armatosura të Iranit në Gjirin Persik, ka theksuar: “Forcat e huaja të mos e detyrojnë Iranin të paralajmërojë dhe t’ua tërheqë vërejtjen atyre.

Sejed Abas Musavi, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, sot në konferencën për shtyp, forcat e huaja në rajonin e Azisë Perëndimore i quajti shkaktarë të tensioneve, destabilitetit dhe pasigurisë, ndërsa shtoi: “Prania e forcave amerikane po pengon patrullimin e forcave të armatosura të Iranit në Gjirin Persik”.

Musavi theksoi: “Për mijëra vite Irani është në Gjirin Persik dhe siguria e këtij rajoni garantohet nga Irani dhe nga vendet e rajonit sidomos Omani që ndodhet në ngushticën e Hormuzit”.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit në lidhje me përfundimin e embargos të armëve të Iranit në bazë të marrëveshjes bërthamore dhe përpjekjeve të Amerikës për të vazhduar sanksionet e armëve ndaj Iranit, deklaroi: “Amerika po mundohet të devijojë opinionin publik të botës nga terrorizmi ekonomik të cilin e ka krijuar vetë”.

Musavi gjithashtu vuri në dukje zhvillimet më të fundit që kanë ndodhur në procesin e INSTEX dhe tha: “INSTEX është vetëm një hyrje në zbatimin e zotimeve të gjera të shteteve evropiane dhe ata duhet t’i zbatojnë të gjitha zotimet e veta në fushën e pritjeve të Teheranit. Duhet të krijohet një balancim mes të drejtave dhe detyrave të Iranit në kuadër të marrëveshjes bërthamore në mënyrë që Irani të fillojë veprimet e tij kthyese”./PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne