Musavi: Pasojat e sulmit ndaj cisternave iraniane të naftës do të bien mbi aventuristët

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit në reagim ndaj sulmit të kryer ndaj cisternave të naftës iranian në Detin e Kuq, deklaroi se e gjithë përgjegjësia e këtij veprimi duke përfshirë edhe ndotjen e madhe të ambientit të krijuar në rajon, do të bie mbi autorët e këtij veprimi aventurist.

Sejed Abas Musavi, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, tha: “Hetimet dhe analizat e bëra nga kompania e transportit detar të naftës së Iranit tregojnë se anija iraniane sot (të premten) në mëngjes nga një vend afër korridorit nga i cili kalonte kjo cisternë e naftës nga lindje e Detit të Kuq, është goditur dy herë brenda gjysmë ore dhe ka pësuar dëmtime”.

Musavi vuri në dukje se situata në anije është nën kontroll dhe shtoi: “Për fat të mirë personeli i anijes transportuese të naftës nuk kanë pësuar dëme dhe anija aktualisht është në gjendje të qëndrueshme”.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit gjithashtu tha: “Në disa muaj të kaluar janë kryer disa veprime destruktive të tjera kundër anijeve transportuese të naftës së Iranit në detin e Kuq dhe tani po kryen hetimet përkatëse në lidhje me autorët e implikuar në këto veprime”.

Musavi duke shprehur shqetësime për ndotjen e ambientit  që është krijuar në këtë rajon si pasojë e rrjedhjes së naftës nga rezervuarët e dëmtuar, ka theksuar: “Hetimi i detajeve dhe autorëve të këtij veprimi të rrezikshëm po vazhdojnë dhe më pas do të deklarohen rezultatet”./parstoday/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne