Musavi: Testimet raketore të Amerikës sjellin garë armatimesh në botë

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Republikës Islamike të Iranit pasi shprehu shqetësimet mbi testimet raketore të Amerikës tha se këto testime sjellin garë armatimesh në botë.

Abas Musavi, dënoi insistimin e Amerikës tek veprimet e njëanshme dhe daljen nga marrëveshjet ndërkombëtare dhe tha se testimi i raketave me rreze të mesme veprimi nga ana e Amerikës, dëmton stabilitetin dhe kërcënonin sigurinë dhe paqen në botë. Ai u kërkoi Bashkësisë Ndërkombëtare dhe të gjitha  vendeve të tjera të botës që të përballen me veprimet destabilizuese të Amerikës. Amerika në San Nicolas ka testuar një raketë cruise me rreze të mesme veprimi menjëherë pas daljes së saj nga traktati INF./parstoday

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne