Bota

Muslimanët e Kinës përballen me dhunë dhe indoktrinim politik – thotë raporti i HRW

Minoriti Ujgur Musliman që jetojnë në Xinjiang të Kinës përballen me arrestimet arbitrare, ndalesa të përditshme në praktikimin e fesë dhe “indoktrinimin e dhunshëm politik”, është thënë në raportin e fundit nga Human Rights Watch.

Nga paneli i të drejtave të njeriut në Kombet e Bashkuara është thënë në Gusht se Kina besohet të mbajë mbi 1 milion Ujgur në sistemin sekret të “kampeve të internimit” në Xinjiang, në veri të largët të Kinës, ku ata po i nënshtrohen edukimit politik.

Ata janë të shtypur qe një kohë të gjatë, pasi ata duan ti shtypin që ata të mos jenë pjesë e komuniteti musliman Ujgur. Ata janë të ndaluar nga përdorimi i përshëndetjeve Islame, duhet të mësojnë Kinezishten Mandariane dhe të këndojnë këngë propaganduese, thuhet në raportin e HRW.

Ata janë në një vëzhgim të rreptë, duke i marrë në pyetje sa herë falen, sa herë shkojnë në xhami, ndalimin për bartjen e shamisë, heqjen e mjekrës e të ngjashme. Si pasojë e praktikimit të besimit ato dënohen me burgosje, vrasje, qëndrim 24 orësh të izoluar.

E gjithë kjo kalon në heshtje dhe pa u ngritur zëri. Kina si një vend i fuqishëm në Kombet e Bashkuara i hesht këto zëra edhe pse raportet janë po nga institucionet e tyre.

Allahu u ndihmoftë besimtarëve musliman në Kinë e çdo kund që përballen me kësi lloj padrejtësish dhe kësi lloj dhune.

Burimi: KohaIslame

OPINIONE