Emisioni IMPAKT Opinion

MUSLIMANET E KINES: RAPORT NGA XINJIANGU 新疆 – شىنجاڭ [pjesa 1 dhe 2]

Dr. Olsi Jazexhi eshte ne Urumqi [ 乌鲁木齐], Xinjiang [新疆], [شىنجاڭ ] ne nje konference te organizuar nga rajoni autonom ujgur i Xinjiangut, ku qeveria kineze tregon zhvillimin e Kines, projektin e saj te brezit ekonomik te rruges se mendafshit dhe situaten e komunitetit musliman. Ai po ben disa reportazhe mbi situaten ne Xinjiang. Ne videon me poshte ai tregon mbi progresin dhe perparimin ekonomik te Urumqit:

Ndersa ne videon e dyte ai tregon sesi Kina e kontrollon Islamin dhe fete e tjera ne vend. Dr. Olsi Jazexhi i cili qendron para fotos se Deng Xiaopingut ish-udheheqesit suprem te Kines, tregon sesi ne Kine feja kontrollohet nga shteti. Partia Komuniste qe sundon vendin kontrollon fete, jo vetem Islamin por edhe Krishterimin, Budizmin dhe fete e tjera. Ashtu sikur ne Ballkan mes shqiptareve ku shteti laik-katolik kontrollon fene Islame duke prodhuar institucione sikur Komuniteti Musliman, edhe ne Xinjiang, Kina ka ndertuar Institutin Islamik per te prodhuar Islamin politikisht korrekt. Kina do te prodhoje nje Islam kinez ashtu sikur edhe ne Shqiperi dhe Kosove shtetet shqiptare prodhojne me dhune shteterore nje Islam shqiptar. Ashtu sikur ne Shqiperi ku Ismail Kadareja me shoke kerkojne te shqiptarizojne faljet neper xhami apo ku Sali Berisha ben thirrje per nje Islam shqiptar dhe jo nje Islam arab, indonezian, malajzian, turk etj, kete ben edhe Kina. Ajo kerkon te kinezerizoje Islamin dhe minoritetet ujgure, hane, kazake, taxhike, kirgize, mongole, tatare etj. Sheh Abdul Rakib bin Tumer Diasi i cili tregohet ne nje video me pare qe drejton Islamin ne Xinjiang eshte versioni kinez i imam Elvis Nacit, Selim Muces apo Bujar Spahiut. Kina eshte sikur Shqiperia ne kohen e Enver Hoxhes. Nje sistem militant shekullar. Kinezet sillen njesoj sikur me Islamin, ashtu edhe me Budizmin e Dalai Lames apo me Katolicizmin e Papes se Romes. Por muslimanet e praktikojne fene e tyre. Kane xhami, kane ushqim hallall etj por feja eshte e kontrolluar. Muslimanet e Kines jane hanefi – maturidi eshari. Instituti Islamik i Xinjiagut eshte sikur universiteti i Bedrit qe kontrollohet nga gulenistet dhe amerikanet dhe prodhojne hoxhallare politikisht korrekt. Ne Kine azani nuk lejohet te therritet me altoparlante jashte xhamise dhe grate me shami nuk bejne dot pune zyrtare – sikur te ne ne Kosove dhe ne Shqiperi. Feja eshte e perjashtuar nga jeta publike.

 

 

OPINIONE