Muslimanët e Moro-s po mblidhen për të diskutuar lidhur me ligjin për autonomi

Fronti Çlirimtar Islamik i Moro-s në Filipine (MILF) do të vlerësojë ligjin i cili siguron autonomi gjithëpërfshirëse për muslimanët e Moro-s, në një takim që do të mbahet me pjesëmarrjen e popullit të rajonit.

Fronti Çlirimtar Islamik i Moro-s në Filipine (MILF) do të vlerësojë në një takim që do të mbahet me pjesëmarrjen e popullit të rajonit, ligjin e propozuar nga presidenti Rodrigo Duterte, ligj ky i cili siguron autonomi gjithëpërfshirëse për muslimanët e Moro-s.

Një numër i madh i muslimanëve të Moro-s të cilët jetojnë në dhe rreth krahinës së Mindanaos, po vijnë në kampin Darapanan të MILF-it, për të diskutuar në lidhje me Ligjin Organik Bangsamoro të miratuar për rajonet.

PRITET NJË PJESËMARRJE PREJ 1 MILION PERSONASH

Populli i Moro-s të cilët kanë filluar të vijnë në rajon për këtë takim, krijuan trafik të rëndë në rrugët drejt kampit. Pritet që në kamp të vijnë rreth 1 milion njerëz nga krahina Mindanao dhe ishujt përreth.

Në rajonin ku anëtarët e MILF-it të cilët janë përgjegjës për kampin, kanë marrë masa intensive të sigurisë, njerëzve që vijnë në kamp u lejohet të hyjnë aty duke regjistruar emrat e tyre individualisht. Është vërejtur se një pjesë e madhe e njerëzve që erdhën në rajon ishin të ngazëllyer dhe të kënaqur nga ky ligj.

‘NE DO TË VAZHDOJMË LUFTËN TONË POLITIKISHT’

Në një deklaratë të bërë lidhur me këtë ligj, një anëtare e grupit të grave të MILF-it në kamp, Norma Dumato u shpreh kështu: “Elhamdulilah… Jam e kënaqur që ligji Bangsamoro është miratuar. Kjo ishte një nga ëndrrat tona. Edhe periudha e ardhshme është gjithashtu shumë e rëndësishme. Ne duhet të punojmë më shumë dhe kësaj radhe, ne do ta vazhdojmë luftën tonë politikisht në një mënyrë tjetër.”

Ndërsa, Samuel Juanday i cili erdhi në kamp përë këtë takim, u shpreh kështu: “Ne kemi pritur për të marrë këtë autonomi që një kohë të gjatë. Në Takimin Konsultativ të MILF-it do të diskutohet kjo situatë e re për njerëzit dhe rajonin tonë.”

Në anën tjetër, udhëheqësi i MILF-it, Hajj Murad dhe delegacioni, duke përfshirë edhe Komisionin e Tranzicionit Bangsamoro të cilët gjendeshin në kryqytetin Manila për bisedime lidhur me këtë ligj, janë kthyer sot në qytetin Cotabato.

Ligji Organik Bangsamoro, i cili siguron autonomi gjithëpërfshirëse për muslimanët e Moro-s në Filipine, është miratuar dje nga Presidenti Rodrigo Duterte.

120 PERSONA HUMBËN JETËN NË 40 VJET

Më shumë se 120 njerëz kanë humbur jetën dhe 2 milion të tjerë janë shpërngulur, si pasoj e konflikteve të vazhdueshme gjatë 40 viteve të fundit midis shtetit të Filipineve dhe myslimanëve të Moro-s.

Popullsia e Moro-s sot është mbi 10 milionë banorë. Rajonet ku qytetarët e Moro-s jetojnë më së shumti janë Maguindanao, Lanao del Sur, Sulu, Tawi Tawi dhe Basilan.

Burimi : Sputnik News/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne