Muslimanët në Kinë festojnë ditën e parë të Bajramit

Muslimanët në Kinë, ku Fitër Bajrami ka filluar të festohet një ditë më pas, mbushën xhamitë për të falur namazin e Bajramit, raporton Anadolu Agency (AA).

Muslimanët të cilët u mblodhën në xhaminë Njiucie në kryeqytetin e Kinës, Pekin, pasi që përmbushën obligimet e tyre të zeqatit dhe fitrit në një stendë të vendosur në oborr, falën namazin e Bajramit.

Ndërkaq, masat e intensifikuara të sigurisë në hyrje dhe dalje të xhamisë tërhoqën vëmendje, kurse edhe shumë rrugë përreth xhamisë u mbyllën për trafikun.

Xhamia Niucie është një prej xhamive më të vjetra dhe një prej qendrave turistike të Pekinit. Në anën tjetër, prej 56 grupeve të pakicave në Kinë, 10 prej tyre përbëhen nga muslimanët.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne