Muslimanët nordikë do të agjërojnë deri në 22 orë këtë Ramazan

Duke filluar nga e shtuna, më 27 maj, muslimanët në mbarë botën do të fillojnë të festojnë muajin e shenjtë të Ramazanit, ndërsa ata agjërojnë dhe luten për një përtëritje shpirtërore.

Ndërsa Ramazani i këtij viti përkon me verën në hemisferën veriore, njerëzit që jetojnë në këtë pjesë të botës do të duhet të agjërojnë për orë më të gjata se muslimanët në hemisferën jugore.

Këtë Ramazan, muslimanët në vendin tonë do të agjërojnë gati 17 orë. Megjithëse mund të duken si shumë orë, orët e agjërimit në disa qytete skandinave do të jenë edhe më të gjata.

Për shembull, periudha e agjërimit gjatë Ramazanit në një nga qytetet më veriore të Suedisë, në Kiruna, apo në Tromso të Norvegjisë dhe Rejkjavik të Islandës do të jetë rreth 22 orë. Muslimanët që jetojnë në Helsinki, Stokholm, Oslo dhe Kopenhagen do të agjërojnë për gati 20 orë.

Ndërkohë, muslimanët në pjesën tjetër të Evropës do të agjërojnë ndërmjet 16.5 dhe 18 orë.

Muslimanët në Uashington, SHBA do të agjërojnë për pothuajse 17 orë, dhe ata që jetojnë apo vizitojnë Mekën, qytetin më të shenjtë për muslimanët, do të agjërojnë rreth 15 orë. Ndërkohë, muslimanët në Kinë do të agjërojnë për rreth 16 orë.

Megjithatë, muslimanët që jetojnë në vendet e hemisferës jugore, si Afrika e Jugut, Argjentina dhe Kili do të agjërojnë më shkurt se të tjerët, vetëm rreth 12 orë. / © Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne