Muslimanët po shqetësohen: Meka po mbushet me kulla të larta dhe po e humbet trashëgiminë kulturore

Banorët e Mekës dhe muslimanët në mbarë botën gjithnjë e më shumë po shqetësohen për ndërtesat e larta që po ndërtohen në qytetin e shenjtë dhe për humbjen e pashmangshme të trashëgimisë që ato sjellin.

Trendi shqetësues vazhdon pavarësisht nga zotimet e zyrtarëve vendas për kufizimin e ndërtimit të tyre.Muslims concerned as Mecca suffers from skyscrapers, loss of heritage

Zhvillimi i Mekës do të duhej të ishte më shumë në përputhje me arkitekturën tradicionale, tha kryebashkiaku në vitin 2011, megjithatë duhen të ndërmerren hapa të tjerë të nevojshëm.

Ndërsa banorët shqetësohen se vendet më të shenjta të Islamit po fshihen pas kullave të larta, më shumë se 2.5 milion myslimanë nga mbarë bota dynden çdo vit rrugëve të ngushta të Mekës për pelegrinazh.

Shumicës së vizitorëve dhe banorëve u bën përshtypje kulla e lartë 600 metroshe e qeverisë saudite, e cila mban në majën e saj një orë ekstravagante.Muslims concerned as Mecca suffers from skyscrapers, loss of heritageKulla e sahatit pranë Xhamisë së Madhe, dhuratë nga Mbreti Abdulaziz, e cila duket nga një largesi prej disa miljesh, ka qenë në qendër të kritikave.

“Ana jo e mirë është se dizajni i saj nuk është një ndërtim tradicional arab … Kjo kullë duket si një ndërtesë në Australi, ajo nuk të jep ndjesinë e të qenurit në Mekë”, thotë 50 vjeçarja Wafa Sbbet, e cila ka erdhur nga Sydney.Muslims concerned as Mecca suffers from skyscrapers, loss of heritage

Kulla, e cila mbikëqyr Qaben, u ndërtua mbi një fortesë otomane të shkatërruar të shekullit të 18-të në një kodër të njohur të Mekës, tani e rrafshuar në tokë.

“Ky është një vend i shenjtë … Kundërshtimi im nuk ka të bëjë me zgjerimin, apo me rritjen e kapaciteteve për pelegrinët apo zhvillimin e Mekës. Kundërshtimi im është për kullën, si e kanë lejuar që të bëhet”, thotë Sami Angawi, themelues i Qendrës Kërkimore të Haxhit dhe një ekspert në Mekë.Muslims concerned as Mecca suffers from skyscrapers, loss of heritage

“Kjo kullë nuk respekton dinjitetin, shenjtërinë dhe kulturën e Qabes… ajo ka shkatërruar një mal të tërë”./dailysabah/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne