Muslimanet shqiptar i bashkojne fetë në nje iftar në zemer të Brukselit

Me datë 07/06/2018, Federata e Xhamiave Shqiptare të Belgjikës ka shtruar një Iftar në nderë të Muajit të shenjtë të Ramazanit ku morren pjesë mbi 200 të ftuar.

 

 

 

Ndër pjesëmarrësit të shumtë u dalluan nër të tjerë :

  • Monseigneur Kockerols : Zv-Archipeshku i Belgjikes dhe Ipeshk i Malines-Bruksel
  • Albert Guigui : Rabini i Madh i Belgjikes dhe kryetar i Kesshillit të Rabinave të Europes ne Parlementin Europian.
  • Fouad Ahidar : Nën-Kryetar i Parlementit të regjionit të Brukselit
  • Zonja Françoise Schepmans : Nën Kryetare e Parlementit Federal belg, deputete federale dhe Kryetare e Bashkisë së Molenbegut (Bruksel)
  • Zoti Eric Tomas : Kryetar i Bashkisë së Anderlecht (Bruksel)
  • 6 deputet të tjerë morren pjse ku nder to ishte edhe Z. Amet Gjanaj, deputet në parlementin e Brukselit si dhe 20 anetar të Keshilltave Egzekutiv Bashkiak të Komunave të Brukselit, të Skarbegut, të Anderlecht-it dhe Koeckelberg-ut.
  • Të gjithat organizatat fetare ( maroken, turq, boshnjak, pakistanez, afrikan, …) që njifen zyrtarisht nga shteti Belg ishin prezente në nivel kryetarë.
  • Për Ambasaden e Shqiperise ishte Zonja Andiola Qama, konsulle
  • Për Ambasaden e Maqedonisë, Z. Vedat Rexhepi
  • Ambasadori i Mbretërisë së Marokut, u përfaqësue nga Z. Mohammed Belgaid, Ministër-Këshilltar si dhe nga dy sekretaret e Konsullatave të Mbretërisë së Marokut të Brukselit dhe të Liège.

 

Fatkeqesisht, edhe pse ishte konfirmu ardhja e Z. Albinot Bimbashi, Minister-Keshilltar, Ambasada e Republikes se Kosoves, pa arsye, nuk ishte prezente.

 

Këtë tubim, e përshëndeten dy bashk-Kryetaret e Federates se xhamive shqiptare ne Bruksel Ramadan Gjanaj si dhe Muhamed Cela .

  1. Ramadan Gjanaj në frëngjisht
  2. Muhamed Cela, në shqip

Molla Nuhi Shaqiri në arabisht

  1. Mehmet Ustun : Kryetari i Egzekutivit të Muslimaneve të Belgjikes

 

Mesazhi i përcjellur në këtë aktivitet ka qene i fokusuar tek harmonia fetare per të cilin dallohet Kombi Shqiptar si dhe tek kontributi që komuniteti musliman shqiptar i Belgjikes i jep ndërtimit të Institucioneve Muslimane të Belgjikes me bashkepunimin e Autoriteteve Federale dhe Regjionale të Belgjikes. www.eetimes.al

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne