Muslimania amerikane sulmohet dhunshëm nga një ekstremist amerikan brenda në spital

Një vajzë muslimane është sulmuar dhunshëm nga një ekstremist amerikan brenda një spitali në Miçigan, SHBA. Ngjarja e rëndë në të cilën ekstremisti amerikan sulmoi myslimanen ndodhi në sallën e emergjencës së spitalit, thanë të shtunën mediat vendase.

Sipas videos të regjistruar nga Spitali Beaumont, ekstremisti iu afrua 19 vjeçares muslimane nga mbrapa dhe e goditi atë në kokë disa herë para se të ndalohej nga një roje i sigurisë.

Sulmuesi u identifikua si 57-vjeçari John Salvatore Deliz, tha policia e Dearbornit.

Ekstremisti u ndalua nga personeli i sigurisë së spitalit dhe u arrestua nga policia, i cila e akuzoi për sulmin.

Vajza muslimane po ngre akuza kundër spitalit për mos bërjen qa sa duhet për të monitoruar personin e dhunshëm.

“Spitali duhet të mbajë përgjegjësi për mos angazhimin në sigurinë e pacientëve”, tha për The Detroit News, Majed Moughni, avokati i viktimës, duke shtuar se qëllimi kryesor se përse ata po e akuzojnë spitalin është që të sigurohen që njerëzit e tjerë mos të sulmohen në mënyrën se si klienti i tij u sulmua.

Avokati pohoi se sulmi ishte me motive raciste pasi që sulmuesi dhe viktima nuk e njihnin njëri-tjetrin.

“Vajza nuk ka për të qenë më personi që ka qenë më parë. Ajo është ndikuar shumë emocionalisht dhe gjithmonë sheh nga pas për t’u siguruar se nuk do të sulmohet përsëri”, tha Moughni.

Islamofobia në SHBA ka qenë në rritje gjatë viteve te fundit, e nxitur sidomos që prej zgjedhjes së Donald Trumpit president. Islamofobia është nxitur shumë edhe nga retorika e tij diskriminuese politike, si dhe nga paragjykimet e medias për muslimanët dhe islamin.

Sipas Këshillit të Marrëdhënieve Amerikano-Islame (CAIR), “numri i krimeve me bazë urrejtjen në gjysmën e parë të vitit 2017 shënoi 91 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2016.”/dailysabah/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne