Mustafa Nano i bën thirrje Kuvendit të mos votojë Arta Markun: Ja arsyet

Mustafa Nano i ka bërë thirrje Kuvendit që të mos votojë Arta Markun si Prokurore të Përgjithshme. Në monologun e kësaj të marte ai shpjegon edhe arsyet, ku ndër të tjera thekson se nuk akne të bëjnë as me formimin he integritetin mora. Sipas arsyetimit të tij që kur është zgjedhur e Përkohshme ajo ka qenë e kontestuar egërsisht kur u zgjodh, por edhe rrethanat sesi u zgjodh. Arta nuk duhet zgjedhur thotë Nano, sepse nuk duhet të përshkallëzohen sherret mes palëve.

“Doja t’i bëja një thirrje Kuvendit që të mos emëronte Arta Markun. Nuk kam asgjë kundër Arta Markut, nuk e kam ndjekur me vëmëndje punën e saj madje në disa situata e kam mirëkuptuar se ka qenë e sulmuar e anatemuar, por për arsye të tjera, që nuk kanë të bëjnë as me integritetin moral, që nuk vihet në diskutim nga aksush. Që nga momenti që është zgjedhur e Prokurore e Përgjithshme përkohshme ka qenë e konstestuar që në fillim fare. Unë mendoj që Shqipëria nuk ka luksin që të kontestohet fort dhe egërsisht nga njëra palë, do ishte e padrejtë dhe mungesë përgjegjshmërie nëse do zgjidhej një prokuror që do të ishte i kontestuar nga njëra palë, por i uroj sukses të plotë në karrierën e saj si juriste. Unë mendoj që duhet skualifikuar, jo për arsyet që kanë të bëjnë me formimin e saj dhe integritetin e saj, por sepse ishte pafat, u bë prokurore e përkoshme në një moment të gabuar, mund të ishte vendimi i saj apo të tjerëve, po për këtë situatë ku u zgjodh nuk duhet zgjedhur, do të përkeqësonte sherrin mes palëve”. /abcnews.al

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne