Mustafa Nano: “Jam i shokuar, këta i zë tartakuti prej fjalës ‘sllav’. Tani pres të më lëshojnë një fetva, se idioti Ngjela më bëri islamik të paguar”

Mustafa Nano thotë se ka mbetur i shokuar nga reagimet kundër tij, pas deklaratave të bëra në lidhje me Gjergj Kastriot Skënderbeun.

“Jam pa fjalë. Nuk po kuptoj asgjë. Kjo është një çmenduri që ndodh në Shqipëri, e në vende që qeverisen mbi bazën e sheriatit. Pas kësaj histerie, po pres të më lëshojnë një fatva,” tha Nano për Panoramën.

Ai vazhdon të mbrojë tezën e tij se nëna e Skënderbeut ishte sllave:

“Nëse ky nuk është rasti i Skënderbeut, është rasti i shqiptarëve të tjerë të asaj kohe, është rasti i Balshajve që i kanë preferuar ca si shpesh martesat me ‘shkjetë’. Duhet të themi që Balshajt janë maskarenjtë më të mëdhenj të historisë sonë? Duhet të themi se ata i kanë hedhur baltë vetes, si ajo balta që unë më i ligu i shqiptarëve, i paskam hedhur Skënderbeut duke e bërë me nënë serbe?

Jam i shokuar që njerëz publikë në vitin 2017, siç e thashë, i zë tartakuti prej fjalës ‘sllav’, që lëndohen kur u vihet në diskutim pastërtia e supozuar racore e një personazhi historik. Më janë dukur si të sëmurë mendorë. Për të mos folur pastaj për atë idiotin që nuk e pati për gjë të më bënte islamik të paguar”.

Kundër Nanos ka pasur reagime të ashpra nga njerëz publikë.

Më i fundit ishte Spartak Ngjela, sipas të cilit, ata që sulmojnë figurën e Gjergj Kastriotit, ose janë islamikë, ose njerëz të lidhur me Beogradin.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne