Mustafaj: Pse Ramës i duhet Basha dhe kush po e mbron kreun e PD

Ish-ministri i jashtëm Besnik Mustafaj ka zgjeruar atë deklaratë që bëri mëngjesin e së hënës në një shkrim për gazetën e përditëshme “Panorama”.

Sipas Mustafajt, kryeministrit Rama i duhet që në krye të PD-së të vazhdojë të qëndrojë Lulzim Basha. Kjo sepse sipas Mustafajt, Rama kërkon që të ketë një opozitë që ta tërheqë për hunde.

“Tashmë e dimë se Edi Rama do një opozitë, të cilën ta tërheqë për hunde, për ta patur fasadë, siç bëri me Lulzim Bashën në marrëveshjen e fundit. Ne e kemi detyrë historike ta shmangim këtë mynxyrë” – shkruante Mustafaj në analizën e tij.

Mustafaj tha se prova që Rama kërkon të mbajë Bashën në krye të PD-së janë ata që po e mbrojnë kreun e opozitës pas humbjes. “Shikoni kush po e mbron sot Bashën” – tha Mustafaj duke iui referuar përgjigjes së botuesit të Mapo, Henri Çili i njohur për afërsinë me kryeministrin Rama.

“Miku im Besnik Mustafaj, në nxitim dhe panik të pazakonshëm, i kishte kërkuar që sot dorëheqjen Lulzim Bashës për rezultatin e dobët në zgjedhje. As që i dyshoj qëllimet e mira të këtij njeriu të mirë dhe me vlera në jetën publike, por jam kundër gjykimit thellësisht jopolitik të situatës, kontekstit dhe liderit Lulzim Basha. Po, është e vërtetë, Lulzim Basha nuk arriti ta sjellë në pushtet PD-në brenda një mandati opozitar, po kush nuk e dinte këtë. Vetëm budallenjtë!” – tha Çili në studion e Top Channel.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne