Shqiperia

Muxhahedinët e Iranit dhe ISIS. Vasili: Duhej të vendoste Parlamenti, jo Rama

Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, ka paralajmëruar qytetarët, se do të përballen më ‘ditë të zeza’, nëse do vijojë të drejtojë kryeministri Edi Rama.

Vasili shkruan në ‘Facebook’ se shqiptarët e marrin vesh nga kryeministri i Bullgarisë se do të ngrihet një qendër koordinimi për luftëtarët e kthyer nga ISIS, ndërsa kujton këtu dhe rastin e muxhahedinëve iranianë në vendin tonë.

Më tej, ai shton se kryeministri nuk është pronar i Shqipërisë, duke theksuar se vendimet që rëndojnë mbi qytetarët duhet t’i marrë Parlamenti.

Qender koordinimi per ISIS??? Kete duhet ta vendose Parlamenti jo Kryeministri. Nga kryeministri i Bullgarise shqiptaret marrin vesh qe do te ngrihet nje qender koordinimi per luftetaret e kthyer nga ISIS. Sikurse per muhaxhedinet e Iranit perseri vetem Shqiperia u vetofrua per nje nisme te re serish delikate me te njohura dhe te panjohura per te cilat as shqiptaret as dhe parlamenti nuk dine asgje.

Po perse vendet e tjera nuk i pranojne keto nisma? A eshte Shqiperia nje vend, qe shkelqen lidhur me sigurine me shume se vendet e tjera? Trafiqet dhe krimi i organizuar ne rritje ne Shqiperi a e ulin me tej sigurine?

A jane dakord shqiptaret me pranimin vetem nga Shqiperia e ketyre nismave te cilave vendet e tjera,me nivele te larta sigurie dhe shume me te fuqishem ekonomikisht u shmangen? Perse gjithmone qeveria vepron pa trasparence dhe pa informuar shqiptaret per cfare do te ndodhe ne atdheun e tyre? Perse nuk shtrohen per diskutim ne parlament keto nisma kaq delikate per te qartesuar anet negative dhe pozitive te tyre pasi vendimet kane te bejne me shqiptaret?

Kryeministri nuk eshte pronar i Shqiperise,ai eshte thjesht administratori i radhes se qeverise,ndaj vendimet qe shtrihen nder vite me te gjithe pasojat negative dhe pozitive te tyre qe bien mbi shqiptaret,duhet ti marre vetem parlamenti eshte i vetmi pushtet qe ka detyren kushtetuese te vendose pasi i gjithe populli perfaqesohet aty.

“Në Shqipëri do të bëhet një qendër koordinimi për luftëtarët që kthehen nga ISIS në territorin e Ballkanit”, u shpreh Kryeministri i Bullgarisë Boyko Borissov, në konferencën e përbashkët për shtyp të mbajtur dje bashkë me Kryeministrin Rama.
Petrit Vasili, kreu i grupit parlamentar të LSI


(Statusi i Petrit Vasilit)

OPINIONE