Islamofobi Shqiperia

Muxhahedinet iraniane prodhojne Fake News, apo terroristet thone kapni terroristet

Kryeministri i Shqiperise, Edi Rama i pyetur në emisionin “Real Story”, mbi strehimin e xhihadisteve iraniane ne Shqiperi ka mohuar faktet se ndaj tyre ka rrezik terrorist. Pyetjes se Sokol Balles se pse Shqiperia strehoi kete grup terrorist ne Shqiperi, Rama i eshte pergjigjur:

“Për MEK kemi bërë gjënë e duhur, sa i përket kërcënimeve dhe sigurisë, jemi të kërcënuar as më shumë e as më pak si cdo vend që është i vendosur në anën e duhur të historisë.

Të gjitha vendet…

Balla: A ka pasur shmangie te ketyre veprave terroriste në javët e shkuara?

Rama: Të gjitha vendet që janë pjesë e vendeve te klubit euroatlantik, janë të kërcënuar dhe besoj se ka pasur edhe reagime të suksesshme parandaluaese…

Balla: Edhe në Shqipëri?

Rama: Në të gjtha vendet, ne te gjitha vendet…”

Pergjigja e Edi Rames pro strehimit nga Shqiperia te ketij grupi terrorist, eshte e njejte me pergjigjen pro ISIS-it dhe xhihadit qe Edi Rama dha ne vitin 2013 kur Siria u mbush me grupe terroriste dhe Edi Rama dhe gjeneral Jeronim Bazo mbeshtesnin terroristet ne Siri qe luftonin qeverine e Bashar al-Assadit. Edhe atehere, Edi Rama qe po kanabizonte vendin me Sajmir Tahirin deklaronte qe ishte ne anen e duhur te historise.

Por pergjigja jerm e kryeministrit Rama per te justifikuar strehimin e grupit xhihadist ne Shqiperi eshte keqinterpretuar nga xhihadistet iraniane dhe faqja politiko.al e cila eshte bere nje mbrojtjese e zellshme e xhihadisteve ne Shqiperi.

Xhihadistet iraniane dhe faqja politiko.al pergjigjen e Rames e kane trajtuar si nje referim te supozuar për sulme kunder xhihadisteve iraniane nga shërbimet inteligjente të Republikës Islamike të Iranit. Xhihadistet iraniane kane manipuluar me fjalet e Edi Rames duke pretenduar se Irani po ben perpjekje per te sulmuar pleqte terroriste qe Amerika i strehon ne Shqiperi pasi i deboi Iraku. Ne faqen e tyre te xhihadit, muxhahedinet qe prodhojne perdite Fake News kunder vendit te tyre, Iranit, kane bere nje shkrim me titull: “Terrorist Plots Against NCRI And PMOI Centers Abroad”.

Xhihadistet iraniane genjejne ne shkrimin e tyre edhe kur shkruajne:

“The following can be said about the terrorist cycle of the mullahs’ regime following the uprising:

1 – On March 22, 2018, Albanian media outlets reported the arrest of two Iranian agents on suspicion of terrorist activities in Tirana. Identified by the initials F. Z. and S. M., they had “introduced themselves as journalists.” According to Albanian news reports, “These two Iranian citizens were arrested for further investigation by anti-terrorism agencies after information was received from Albania’s international partners stating that they were planning to carry out a terrorist operation.”

Ne fjaline me siper Marjam Rajavi dhe palikaret e saj xhihadiste pretendojne sikur ne 22 mars 2018 ne Tirane jane arrestuar dy agjente iraniane qe do kryenin sulme terroriste kunder terroristeve te MEK-ut. Por fakti eshte qe dy personat ne fjale ishin gazetare te ftuar nga Kryegjyshata Bektashiane ne Shqiperi te cilet u arrestuan pas klithmave histerike te Marjam Raxhavise kunder iranianeve ne Shqiperi. Anti-terrori i liroi dhe u kerkoi falje gazetareve iraniane, per te cilet Marjam Rajavi dhe muxhahedinet iraniane vazhdojne ende te prodhojne Fake News sikur ata ishin agjente iraniane qe kishin ardhur te godisnin nje plake terroriste pa burre qe strehoet ne Shqiperi.

Pjese e lajmeve te rreme te xhihadisteve iraniane eshte bere edhe faqja politiko.al e cila perserit genjeshtren e terroristeve iraniane kur shkruan:

“Në reagim thuhet gjithashtu se rasti i fundit i bërë publik ka qenë arrestimi i dy agjenteve të Iranit në Tiranë, më 22 mars, të cilët po planifikonin sulme.

Mbi 3000 muxhehedinë ndodhen të strehuar në Shqipëri si pasojë e një marrëveshje midis SHBA-së dhe qeverive Berisha dhe Rama. Ky grup kërkon rrëzimin e regjimit në Iran dhe në shumë shtete është shpallur organizatë terroriste.”

Ndersa xhihadistet iraniane me ne krye Marjam Raxhavine, gruan e dyte te Massoud Rajavise kane nje histori te gjate genjeshtrash, vrasjesh dhe terrorizmi, faqja politiko.al ben mire qe perpara se te ricikloje genjeshtrat e terroristeve iraniane, me pare te konsultoje faktet. Faqja politiko.al duhet te therrase xhihadistet iraniane qe te dalin nga kampi i tyre paramilitar i Manzes ne Durres dhe dalin me media dhe debatojne hapur me kritiket e tyre dhe xhihadistet e deradikalizuar, dhe te mos behet daulle e propagandes se rreme xhihadiste. Ja ku eshte lajmi qe tregon se “agjentet” qe Marjam Rajavia pretendon te kene ardhur ne Shqiperi per ti dhene gajret gruas se dyte te Massoud Rajavit, Merjemes, ne fakt ishin gazetare.

Anti-terrori i Edi Ramës lëshon gazetarët iranianë, Marjam Rajavi mbetet me gisht në gojë

OPINIONE