Bota

Muxhahedinët iranianë rrahin dhe terrorizojnë në Bruksel ish-ministrin britanik Denis MacShane

Gazeta britanike Evening Standard raporton që grupi terrorist i muxhahedinëve iranianë i cili strehoet në Shqipëri, së fundmi ka rrahur ish-ministrin britanik për Evropën Denis MacShane në Bruksel. Sulmi terrorist kundër ish-deputetit dhe ish-ministrit britanik ka ardhur në kohën kur muxhahedinët me në krye Marjam Raxhavinë ishin në Bruksel. Aty grupi i xhihadistëve iranianë është konfrontuar me disa anëtarë të larguar të grupit të cilët protestojnë kundër organizatës okulte të Marjam Raxhavisë. Të tërbuar nga prezenca e protestuesëve demokratikë, gangsterët e Raxhavisë kanë rrahur dhe gjakosur protestuesit paqësorë. Por gjatë këtyre sulmesh të dhunshme, terroristët e Raxhavit kanë rrahur edhe ish-ministrin britanik.

Media britanike Evening Standard është skandalizuar nga ky sulm terrorist në zemër të Brukselit dhe ka bërë shkrimin më poshtë:

 

Ditari i Londinezes: Denis MacShane rrihet ndërsa luan heroin!

“Mos u gërricni me Denis MacShane! Ish-deputeti Laburist, autor librash dhe anëtar i organizatës së Samaritanit të Mirë ndodhet në Bruksel. Aty ka ndërhyrë për të ndihmuar një njeri në një sulm në rrugë, por si pasojë është goditur edhe vetë.

“Jashtë Parlamentit Europian bandat e  Muxhahedinëve të Popullit të Iranit kanë sulmuar dhunshëm një njeri të moshuar, duke e goditur me shkopinj, shkelma etj”, ka shkruar ai dje në Tëitter. “U thashë ta ndalonin, por ata filluan të më sulmonin me shkopinj, grushte etj. Për cudi unë as që nuk po disktoja as Brexit-in!”

MacShane, fotografia e të cilit është më lartë, është një ish-ministër për Evropën dhe ka shpenzuar një kohë të gjatë në Bruksel, duke vëzhguar dhe komentuar negociatat e Brexitit. Ai pretendon të jetë njeriu që e ka shpikur fjalën B në vendin e parë dhe ka shkruar dy libra mbi këtë temë.

Po si është gjëndja e tij tani? Pyetjes së gazetës sonë ai iu përgjigjë “Mirë.” “Thjeshtë u sulmova nga disa rrugacë të çuditshëm. Policë nuk kishte pranë të na ndihmonin. U përpoqa të ndaloja sulminë – duke u acaruar dhe bërtitur me zë të lartë – por gjithçka që ndodhi ishte se ata më sulmuan më pas. ”

Parlamenti Europian, në lagjen Leopold në Bruksel, në teori duhet të jetë i policizuar mirë, ose të paktën të ketë roje sigurie duke mbajtur rend dhe qetësi. Muxhahidinët e Popullit të Iranit janë një organizatë politike e cila bën thirrje për përmbysjen e regjimit iranian.

MacShane po vazhdon me jetën e tij të përditsheme, edhe pse është pak i befasuar që ndërhyrja e tij e çoi në telashe. “Të paktën i dhashë viktimës së parë një shans për të ikur,” thotë ai. “Nuk e di të jem sulmuar nga muxhahedinët më parë!”