Muxhahedinet iraniane sulmojne si lepuj ministrin Alistair Burt dhe mediat britanike

Organizata ish-terroriste e Muxhahedineve Iraniane e cila strehoet ne Shqiperi ne nje deklarate qe ka bere ne faqen e saj, se fundmi ka sulmuar Ministrin e Zyrës së Jashtme Britanike për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, Alistair Burt dhe Kanalin 4 te Britanise se Madhe per emisionin qe ky i fundit ka bere per pengmarrjen e ish-rezidentes kanadeze Somayeh Mohammady nga grupi terrorist iranian.

Ish-terroristet Behzad Saffari dhe Farid Toutonchi qe sherbejne si pararoja e agjentures se MEK-ut ne Tirane dhe kercenojne gazetaret dhe mediat qe te mos reportojne per MEK-un, ne bashkepunim me komanden e larte muxhahedine te Manzes kane leshuar nje trakt ku sulmojne qeverine britanike, median dhe gazetaret britanike dhe i akuzojne keta te fundit si pjesemarres ne nje marreveshje iraniano-britanike kunder terroristeve te MEK-ut.

Xhihadistet e Marjam Rajavit sulmojne ne vecanti gazetaren Lindsey Hilsum, Redaktore Ndërkombëtare e programit britanik Channel 4 News, ne lidhje me nje dokumentar qe ajo ka pergatitur ne lidhje me pengmarrjen, genjeshtrat dhe aktivitetet ilegale qe MEK-u kryen ne kampin e Manzes. Znje Hilsum e cila do te tregoj ne dokumentarin e saj dhunen qe MEK-u ushtroi kunder gazetareve te saj dhe refuzimin qe ky grup ekstremist i ben dialogut me median dhe sesi ky grup nuk denohet nga ligji ne Shqiperi, i ka kerkuar terroristeve iraniane qe te reagojne ndaj atyre qe do raportohen.

Por xhihadistet iraniane ne vend qe te pergjigjen per aktin e pengmarrjes, izolimin dhe indoktrinimin me ide te dhunshme dhe radikale qe i kane bere Somayeh Mohammadit jane leshuar ne nje mori kercenimesh, shpifjesh dhe sulmesh ndaj qeverise britanike, gazetareve shqiptare e britanike, familjes se Somayeh Mohammadit dhe avokateve te saj.

Xhihadistet Behzad Saffari dhe Farid Toutonchi qe nuk guxojne te vejne emrat e tyre pas deklaratave shpifese qe ata bejne, deklaraten anti-britanike te tyre e kane nenshkruar me emrin: Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit dhe Komiteti i Sigurisë dhe Anti-terrorizmit. Dmth ish-terroristet iraniane qe nuk kane burreri te vene emrat e tyre ne deklarate, flasin ne emer te sigurise dhe anti-terrorizmit. Kjo qe ben MEK-u i bie sikur kalifi i ISIS-it, Abu Bakr al-Baghdadi ta shpalli veten e tij kryetarin e Amnesty International.

Per ta bere lajmin e tyre edhe me te besueshem, lepurushat e vegjel xhihadiste qe mbajne mustaqe sipas stilit te muhabarateve te Sadam Huseinit, e kane perseritur deklaraten e tyre edhe ne emer te mjekut ne pension Alejo Vidal-Quadras Roca, nje fakir spanjoll te cilin MEK-u e perdor si prostitute sa here qe do te nxjerri ndonje deklarate fyese dhe shpifese. Lepujt muxhahedine keshtu perdoren edhe para pak ditesh avokate Margarita Kolen, pasi nuk guxojne te vendosin emrat dhe fytyrat e tyre ne deklaratat shpifese qe ata bejne, pasi e dine qe terroristet askush nuk do i marri seriozisht.

Me gjithe kercenimet e muxhahedineve iraniane dhe traktet e tyre pa emer, qeveria britanike nuk eshte trembur nga marredheniet e saj me boten e jashtme. Te njejten gje ka bere edhe gazetarja Lindsey Hilsum dhe stafi i Channel 4, te cilet ndersa i kane dhene MEK-ut te drejten e pergjigjes ndaj dokumentarit, nuk jane trembur nga kercenimet dhe shantazhet e qelbesirave muxhahedine. Dokumentari i Channel 4 do i tregoj botes sesa e frikshme, okulte, e dhunshme, ilegale dhe terroriste eshte organizata e muxhahedineve iraniane qe qeveria e korruptuar Rama strehon ne Shqiperi.

Heret apo vone, bandat terroriste dhe xhihadiste te MEK-ut do perballen me drejtesine. Pengjet qe ajo mban ne kampin e Manzes, sikur Somayeh Mohammadi nje dite do dalin ne rruge dhe do jene te lire qe te takojne prinderit e tyre dhe te thone gjerat qe ata mendojne, pa patur frike dhe pa u trushpelare nga ekstremistet e dhunshem dhe radikale qe qeveria shqiptare ia beri peshqesh Shqiperise ne Manze.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne