Shqiperia

Muxhahedinët/ Refuzoi të atin, nëna letër vajzës: Dil dhe më tako mua, dua të shoh dhe le të vdes

Vijon telenovela e çiftit iranian që kërkojnë të takohen me vajzën e tyre që është pjesë e grupit të MEK, muxhahedinëve që janë të strehuar në Shqipëri. Pak ditë më parë vajza Sommeyes, akuzonte të atin si agjent të Iranit, ndërsa përmes një letre i kërkonte ministrit Xhafaj largimin e tij nga Shqipëria, pasi sipas saj përbënte rrezik.

Mustafa Muhammady, babai i iranianes, thotë se vajza e tij mbahet pa dëshirën e saj brenda kapit të muxhahedinëve në Manëz të Durrësit, ndërsa ka bërë kallzim në policinë e këtij qyteti.

Muhammady zbulon gjithashtu se MEK i ka mbajtur edhe djalin në kampin “Iliria” në Irak, aty ku ndodheshin të strehuar përfaqësuesit e opozitës iraniane që përndiqeshin nga regjimi. Përballë situatës ku vajza akuzon të atin si agjent të Iranit, sot nëna Mahbube (Rubabe) Hamza i ka drejtuar një letër duke i kërkuar, që të pranojë që të takohet ajo me të dhe jo me të atin, meqë e akuzon.

O radikalë të çmendur? Ju MEK-u ma keni cmendur vajzёn, e keni radikalizuar dhe shtyrё drejt ekstremizmit tё dhunshëm, e keni bёrё tё mohojё prindёrit, sepse njё njeri normal qё ka 20 vjet pa i parё prindёrit nuk ka mundёsi logjike tё mos dojё t’i takojё tё paktёn, t’i thotё vetё qё unё nuk dua tё dal nga ky kamp famkeq, nuk dua të jetoj e lirë në Kanada por dua të bëj xhihad për Marjam Rajavin në Iran. Djalin ma morёt 15 vjec dhe e shpёtuam kur ishte 20 vjec. Djalin ma keni çmendur dhe pёr dy vjet ёshtё trajtuar me psikiatёr nё Kanada sepse ju e kishit luajtur mendsh, e kishit terrorizuar. Megjithatë, tani publikisht unë po të ftoj që të më takosh mua.  Nëse me të vërtetë ti beson që babai yt është agjent iranian – edhe pse ti je e izoluar që prej 20 vitesh dhe nuk e di se ku ka qenë e çfarë ka bërë yt atë në këto 20 vite – a mund të takohemi bashkë?

Hajde hamë një drekë bashkë, që të shoh sytë e tu dhe të të puth, e më pas le të më vrasë MEK-u e të vdes. Nëse nuk të lënë të dalësh nga kampi, gje një mundësi! Kap një telefon dhe merr numrin 112 dhe thërrit policinë që të vijë të të shpëtojë! Hajde o bijë dhe më tako. Zbutu për hir të nënës tënde. Bëhu trime dhe dil nga kampi i MEK-ut. Në Tiranë nuk ka agjentë iranianë që duan të të vrasin. Shqiptarët janë njerëz të mirë. Mua më ndalojnë përditë në rrugë dhe u vjen keq për ne dhe duan që ty të të shohin të lirë. Profeti Muhamed thotë që xheneti është nën këmbët e nënës. A do të të lënë shejtanët e MEK-ut që të më takosh vallë?

Pjesë nga letra e nënës së Sommeyes

Letra e plotë e nënës së Sommeyes për MEK-un dhe vajzën e saj
Organizata MEK!
Unë që po shkruaj këtë letër jam Mahbube (Robabe) Hamza, mamaja e Sommeyes. Po ua çoj këtë letër publike që tu kërkoj mirësisht që të lini vajzën time të lirë. Sikur edhe ju e dini kёtu ne jemi nё Shqipёri dhe jo nё Irakun e Sadam Huseinit! Shqipëria ёshtё njё vend i lirё europian, ku punët zgjidhen me ligj dhe jo me plumba, dhunë dhe luftë sikur në Irakun e Sadamit! Kёtu tё gjithё ju keni status refugjati humanitar dhe jeni azilkёrkues, nuk jeni organizatё paramilitare qё trajtoni si ushtarё anёtarёt tuaj!

Ju lutem shumё, stop!

Stop, mjaft shkruajtёt letra nё emёr tё vajzёs sonё!

Mjaft na akuzuat padrejtёsisht kudo si agjentё iranianё, si komplotistё etj, pasi ne nuk kemi asnjё qёllim tё atillё, pёrvec se tё bashkojmё familjen e ndarё padrejtёsisht nga ju qё nё 1997!

Mjaft pёrdorёt agjenturat tuaja pёr tё aksesuar çdo zyrё shteti nё Shqipёri, pёr tё mё penguar mua nёnёn e Somayehs pёr tё takuar vajzёn time!

Mjat na sulmoni nё çdo cep tё Tiranёs me vartёsit tuaj, me akuza si terroristё e deri nё sulme fizike vetёm pse dua tё shoh qё vajza ime ёshtё mirё, se po digjem nga malli!

Cfarё i keni bёrё vajzёs sime o radikalë të çmendur?

Pse e kёrcёnoni vajzёn time qё do tё tё vrasim prindёrit e tu? Dёshmitarё nga kampi juaj i Manzёs, njerëz që kanë braktisur xhihadin tuaj dhe jetojnë të lirë në Tiranë, na tregojnё qё ju po keqtrajtoni vajzёn time. Po i bёni presion qё tё na akuzojё ne familjen e saj si agjentё. Unё e kam takuar vajzёn time nё 2004 nё Irak, kur marinsat amerikanё mё dhanё leje pёr kёtё dhe ajo ishte e dёshpёruar dhe donte tё ikte nga ajo luftё e mallkuar dhe nga ajo organizatё ushtarake qё keqtrajtonte dhe vazhdon tё keqtrajtojё anёtarёt e saj para syve tё gjithё botёs. Ajo dridhej nga frika dhe unë nëna e saj e përqafoja pafund që të qetësohej. Vajza ime mё ka shkruar letra nёpёrmjet marinsave amerikan ku na kёrkonte ndihmё qё ta shpёtonim nga organizata juaj e mallkuar që do vetëm luftë, xhihad dhe gjak.

Ju MEK-u ma keni cmendur vajzёn, e keni radikalizuar dhe shtyrё drejt ekstremizmit tё dhunshëm, e keni bёrё tё mohojё prindёrit, sepse njё njeri normal qё ka 20 vjet pa i parё prindёrit nuk ka mundёsi logjike tё mos dojё t’i takojё tё paktёn, t’i thotё vetё qё unё nuk dua tё dal nga ky kamp famkeq, nuk dua të jetoj e lirë në Kanada por dua të bëj xhihad për Marjam Rajavin në Iran.

Pse e izoloni vajzёn time, pse askush nuk mund ta takojё, as ne si prindёr, as avokatёt tanё, as gazetarёt e as opinioni publik shqiptar qё janё tё interesuar tё dinё cfarё pёrbindёshash jeni ju qё shkatёrroni njё familje, që e mbani vajzën tonë peng dhe doni ta hidhni si kamikaze në erë në Iran apo Irak? Sinqerisht, pse ma keni radikalizuar vajzën e cila – të paktën në letrat që ju lëshoni – flet vetëm për agjentë, luftë, vrasës, Iran, mullahë etj? A kaq të çmendur jeni? A kaq keq u ka bërë urdhëri i Massoud Rajavit që të mos martoheni, të mos njihni dashuri, saqë ëndërroni vetëm luftë dhe gjak?

Djalin ma morёt 15 vjec dhe e shpёtuam kur ishte 20 vjec. Djalin ma keni çmendur dhe pёr dy vjet ёshtё trajtuar me psikiatёr nё Kanada sepse ju e kishit luajtur mendsh, e kishit terrorizuar. Tani ai ka familje, ka shkollё, ka profesion nё Kanada. Po vajza ime? Pse nuk mund tё vijё nё Kanada me familjen e saj? Pse ma radikalizoni vajzën dhe ma mbani peng në kampin tuaj, ndërsa udhëheqësja juaj Marjam Rajavi dhe familja e saj jetojnë si princa në Paris? Pse të mos jetoj edhe vajza ime e lirë në Toronto sikur Marjam Rajavia në Paris? Pse Marjam Rajavia dhe familja e saj të jetojnë në lluks, ndërsa vajza ime të jetoj në burgun e kampit nё fshatin Manzё tё Durrёsit? Nëse vajza ime me të vërteë do të bëj xhihad në Iran, pse nuk ma lini të paktën që jetoj e lirë në Tiranë? Kaq shumë inat e keni?

Kush jeni ju qё e privoni vajzën tonë nga kjo e drejtё ? Pse na e shkatërroni familjen dhe pse nuk e lini bijën tonë që tё ketё njё familje e njё jetё normale si gjithё tё tjerёt? Kёtu jemi nё Shqipёri e jo nё Irak. Pse e nxisni vajzёn time tё kryejё veprimtari politike dhe terroriste ndaj njё shteti tё huaj pёr tё? Vajza ime nuk ka lidhje me Iranin! Atdheu i saj është Kanadaja. Pse nuk e lini të ndjekë ëndrrën kanadeze por doni të ma çoni si xhihadiste të bëj luftë në Iran? Pse nuk shkon Marjam Rajavia të bëj xhihad në Iran por do të çojë vajzën time?

Ne familja e saj dhe ajo vetё jemi larguar nga Irani pёr arsye politike dhe kemi njё jetё shumё tё mirё nё Kanada dhe as nuk na intereson mё se cfarё bёhet me politikёn askund. Cdo pёrpjekje e jona ёshtё vetёm pёr tё shpёtuar vajzёn tonё dhe kjo ёshtё e drejta jonё legjitime. Na ёshtё mohuar e drejta e prindёrimit padrejtёsisht nga ju, MEK-u qё kur vajza ime ishte 17 vjec. Ju ma latё vajzёn pa shkollё, pa pasaportё kanadeze, pa familje, pa fëmijë, pa ёndёrra, pa gёzuar jetёn si tё gjithё moshatarёt e saj. Nuk e lini vajzën time të martohet, të ketë të dashur apo jetё si tё gjithё femrat, të vishet me rroba të bukura sikur shoqet e saj, por ma mbani skllave të veshur me rroba ushtarake uniformё gjithё ditën. Ma mbani të izoluar në burgun tuaj famëkeq tё Manzёs.

Ju ma keni lёnё vajzёn pa internet, pa TV, pa shkollë dhe të pa lexuar sepse e keni tё burgosur edhe nё njё vend tё lirё si Shqipёria. A nuk u vjen pak keq për këtë që i bëni bijës sonë që na e keni rrëmbyer që fëmijë? A e kuptoni që Allahu i madh do u dënoj për këtë një ditë, edhe nëse padronët tuaj u mbrojnë nga ligji? Le qё ku kuptoni ju çfarё ёshtё familja, çfarё ёshtё jeta, kur ju si slogan keni: “Familjet janё agjentёt e regjimit iranian” dhe kёtё e thoni nё grup disa herё nё ditё si formё bindjeje ndaj organizatёs suaj.

Nga miqtё e saj qё sot janё jashtё grupit tuaj, kam mёsuar sesi ju e kёrcёnoni vajzёn nёse ajo nuk bёn atё qё ju i kёrkoni. Ju nuk e lini tё dalё jashtё kampit, tё bёjё jetёn e saj e lirё por e mbani aty tё burgosur brenda mureve tё ruajtur nga roje tё armatosura nё mes tё njё vendi europian? Pse e bёni kёtё? Pse nuk e lini të dalë nga kampi? Pse unё, nëna e saj nuk mund ta takoj bijën time o kriminelë e vrasës! Pse na fusni politikёn nё mes kur prindёrimi ёshtё e drejtё legjitime e kujtdo dhe s’mundet as politika askush ta mohojё?

2. Summeyeh!
Bija ime! Drita e syve të mi! Pengu i jetës sime!

Tani po të shkruaj ty, meqё nuk kam mundёsi tjetёr si tё komunikoj me ty, megjithёse e di qё edhe kёtё letёr MEK-u ndoshta nuk do të ta tregoj. Por megjithatë, po e bëj publike dhe po ja çoj mediave, pse ndoshta dikush e gjen dhe ta kalon!

Zemra ime Somayeh,

unё jam nёna jote Mahbube Robabe Hamza qё dua tё takoj. Jam gruaja që të kam dhënë të pish sisë, të kam mbajtur në krah. Je mishi dhe trupi im.

Kam ardhur në Shqipëri. Jam në Tiranë, pak kilometra larg teje dhe dua tё tё shoh. Dua tё tё puth. Tё tё marr erё. Dua tё tё kem pranё. Të dua mё shumё se jetёn time qё ti tё jesh e lumtur, tё jesh mirё, tё shijosh jetёn, tё jesh pranё familjes tёnde, motrёs dhe vёllezёrve, qё tё ndajmё me ty momentet e jetёs sonё. Kurrё nuk kemi reshtur sё kёrkuari pёr ty, kurrё nuk do tё rresht, nuk mё tret dheu pa tё parё. Unё po plakem, po lodhem por prap pa tё parё ty nuk mund tё jetoj.

E di, letrat që ke shkruar kundër babit, nuk i shkruan ti por komandantёt e tu xhihadistë që të trembin me agjentë, Ministrinë e Informacionit, regjimin iranian, mullahët etj. E di o bija ime që je e trembur dhe nuk kupton se çfarë po ndodh, pasi ke 20 vite që nuk ke parë dritë dielli me sy – e lirë dhe jashtë kampit ushtarak tё MEK. E di që të trushpëlajnë përditë komandantët xhihadistë me përrallat e tyre.

Megjithatë, tani publikisht unë po të ftoj që të më takosh mua.

Nëse me të vërtetë ti beson që babai yt është agjent iranian – edhe pse ti je e izoluar që prej 20 vitesh dhe nuk e di se ku ka qenë e çfarë ka bërë yt atë në këto 20 vite – a mund të takohemi bashkë?

Unë nuk jam agjente iraniane dhe as që marr vesh fare nga politika. Si thua? Ta lëmë babin mënjanë dhe Iranin, Marjam Rajavinë, luftën dhe gjithë botën dhe të takohemi si mëmë e bijë? Si thua?

Ti e mban mirë mend sesi unё nёna jote, tё rrita me sakrifica e qё mё plaste zemra kur tё pash e kur dridheshe nё Irak nga frika se organizata jote do tё vrisnin vetёm pse ishe takuar me ne, prindёrit e tu.

Unё nuk besoj nё akuzat qё nё emrin tёnd i bëhen babait tënd. Nuk besoj qё je ti qё i shkruan, por nё ato pseudo letra thuhen akuza tё frikshme pёr babain tёnd. Grupi qё tё pengon tё na takosh e sulmoi babain tёnd para 2 ditёsh, a tё kanё treguar vallё? E rrahën moxhahedinët!

Pas sulmit nё mes tё ditёs, nё mes tё Tiranёs unё dhe babai yt pёrfunduam nё spital e mё pas rajon. Në rajon, nën komandën e komandantit Behzad Saffari moxhahedinët sulmuan rajonin e policisë numër 4 dhe ne na quanin terroristë dhe donin të na burgosin. A e di këtë?

Dhe ditёn e dytё pas sulmit ata çuan në media një letër të dytë nё emrin tёnd.

Bija ime, le të supozojmë që ti nuk e do babain tënd. Që babai yt është maskara, agjent, kriminel vrasës etj. Shpifje qё thuhen nё atё letёr tё stisur. Megjithatё, hajde ta bëjmë hasha! (Inshallah nuk na e vret MEK-u!)

Po nёnёn tёnde nuk do ta takosh? Kam ardhur që nga Kanadaja për ty dhe kam lënë një thes me para për të të parë. Mira, Mortezai dhe Mohammedi më pyesin natë e ditë për ty nga Kanadaja. I ka marrë malli dhe duan të luajnë me ty, sikur ishim të vegjël. Edhe shoqet e tua nga Etobicoke Collegiate Institute pyesin për ty dhe duan të të takojnë. Si thua, do të të lërë MEK-u që të më takosh mua dhe të flasësh ne telefon me vëllezërit e tu në Kanada?

Të lutem, nëse je ti që i shkruan ato letra dhe nëse MEK-u do të lejoj të dalësh e lirë nga kampi, pa mbikqyrjen e komandantit të frikshëm Behzat Saffarit, hajde dhe më tako. Unë jetoj pranë parlamentit në Tiranë. Do të na ruaj policia shqiptare! Nuk do ketë agjentë iranianë që të të vrasin sepse nё kёtё vend nuk ka vrasës, sepse policia shqiptare na ruan, sepse kёtu ka paqe dhe siguri!

Hajde hamë një drekë bashkë, që të shoh sytë e tu dhe të të puth, e më pas le të më vrasë MEK-u e të vdes. Nëse nuk të lënë të dalësh nga kampi, gje një mundësi! Kap një telefon dhe merr numrin 112 dhe thërrit policinë që të vijë të të shpëtojë!

Hajde o bijë dhe më tako. Zbutu për hir të nënës tënde. Bëhu trime dhe dil nga kampi i MEK-ut. Në Tiranë nuk ka agjentë iranianë që duan të të vrasin. Shqiptarët janë njerëz të mirë. Mua më ndalojnë përditë në rrugë dhe u vjen keq për ne dhe duan që ty të të shohin të lirë.

Profeti Muhamed thotë që xheneti është nën këmbët e nënës. A do të të lënë shejtanët e MEK-ut që të më takosh vallë?

Allahu të ruajtë o bijë!

Nëna jote prej gjaku dhe mishi,

Mahbube (Rubabe) Hamza

Burimi: Shqiptarja.com

OPINIONE