Muxhahidinët iranianë sulmojnë median e lirë në Shqipëri

Muxhahidinët iranianë ose organizata MEK, e vetëquajtur opozita iraniane, e cila qëndron e strehuar prej katër vitesh në Shqipëri ka akuzuar ashpër mediat e lira në Shqipëri, sepse ato  me qëllim po e denigrojnë figurën e organizates MEK. Sipas një deklarate të organizatës së tyre, Mek akuzon emisionin investigativ “Fiks Fare”.

Emisioni “Fiks Fare” ka transmetuar intervistat e tre personave që janë prezantuar si ish-pjesëtarë të opozitës iraniane MEK, të cilët e kanë akuzuar organizaten MEK si një organizatë terroriste dhe që përdor dhunën.

 

Organizata MEK, në deklaratën e saj thekson se të intervistuarit nuk janë gjë tjetër vetëm spiunë të njohur të shërbimit iranin dhe të njohur ndërkombëtarisht si të tillë.

“Ministria e Intelegjencës, pra Gestapo (MOIS) e fashizmit që sundon Iranin, i cili ka hyrë në fazën përfundimtare të mbytur nga kryengritja e popullit iranian, është angazhuar në një akt hakmarrës për blerjen e një programi televiziv në Top Channel TV në Shqipëri më 12 Shkurt, 2018. Përmbajtja krejtësisht e rreme e këtij programi televiziv është kundër Rezistencës iraniane dhe refugjatëve iranianë në Shqipëri dhe shkel parimet më themelore të paanësisë gazetareske”.

Në intervistat e publikuara nga “Fiks Fare” jepen akuza të rënda ndaj muxhahidinëve që jetojnë në Shqipëri prej vitit 2014, pasi janë larguar nga kampi Ashraf në Irak.

Muxhahidinët akuzojnë ndërkohë edhe Quds Force, apo Brigadën e huaj të Gardës Revolucionare të Iranit si aktore në lojë. “Top Channel nuk ka marrë asnjë kontakt me PMOI(muxhahidinët) dhe përfaqësuesit e banorëve para transmetimit të këtyre gënjeshtrave të turpshme”, thekson në deklaratën e tij Fronti Kombëtar i Rezistencës së Iranit.

Deklarata vazhdon si më poshtë:

“1. Ehsan Bidi, i cili u shfaq në programin e Top Channel, është pikërisht agjenti për të cilin Rezistenca iraniane ka zbuluar dokumente dhe dëshmi i të qenit një agjent i regjimit iranian ne disa raste. Deklarata e Komitetit për Sigurinë dhe Anti-terrorizmin e NCRI-së, paraqet në 2 Dhjetor 2013: Më 19 prill 2012, Ehsan Bidi u dorëzua tek forcat irakiane dhe shkoi në Hotel Mohajer që kontrollohet nga elementë të MOIS dhe forcës terroriste të Qods. Rreth vjeshtës 2012, Bidi shkoi në Egjipt me një pasaportë të falsifikuar. Megjithatë, zyrtarët egjiptianë u bënë dyshues dhe e arrestuan atë. Ndërsa ishte në burg në Egjipt, ai ishte në kontakt me përfaqësimin e regjimit në atë vend dhe Haj Nasser, kreu i MOIS në ambasadën e regjimit në Bagdad, i dërgonte para përmes përfaqësuesit të regjimit në Egjipt.

Inteligjenca u përpoq më pas të përdorte elementët e saj për të dërguar Bidi-n në Austri, Finlandë apo Danimarkë, por përkundër marrëveshjeve primare, organet përkatëse në këto vende refuzuan ta pranonin këtë element të ekspozuar dhe ai u kthye prapë në Irak … më vonë ai shkoi në Turqi dhe pastaj nga Turqia në Rumani dhe pastaj në Shqipëri me një pasaportë që i është dhënë nga MOIS. Kjo pasaportë me numër serie 16359072, e lëshuar më 27 Janar 2013 dhe e vlefshëme për pesë vjet, tregon qartë se statusi i refugjatit për këtë individ është krejtësisht e pakuptimtë. “Ky është një fakt i cili është berë i ditur disa herë UNHCR-së nga Rezistenca Iraniane”.

Një tjetër agjent i intervistuar nga Top Channel është Manouchehr Abdi, i cili shkoi në kampin Ashraf nga Irani në Gusht të vitit 2004 dhe PMOI e pranoi atë si refugjat vetëm mbi  baza humanitare (Kërkesa e tij për t’u pranuar si refugjat në 19 Gusht 2004 është e pranishme në gjykatë). Më 24 Maj 2017, për shkak të lidhjes së tij me Gestapon e Mullaheve, ai u përjashtua nga PMOI, dhe deklarata në të cilën ai pranoi dhe nënshkroi këtë lidhje të turpshme është bashkëngjitur. Më 4 Shtator 2017, urdhri për dëbimin e tij u postua në faqen e internetit  Iran Efshagar për njohjen e të gjithë iranianëve.

Saadullah Saifi ishte agjenti i tretë që u përdor në programin e Top Channel kundër Rezistencës iraniane. Komunikimet e tij nga Shqipëria me agjentët e MOIS brenda Iranit dhe jashtë vendit, si dhe urdhri për  dëbim e tij nga PMOI e datës 10 Nëntor 2017, u botuan nga faqja e internetit Iran Efshagar”.

Muxhahidinët theksojnë më tej se ka prova që shërbimi sekret i Iranit po i përdor këta persona për të sulmuar muxhahidinët dhe për këtë ka zëvendësuar edhe diplomatët e saj në Tiranë me njerëz të spiunazhit që janë marrë me çështjen e opozitës.

Siç mësohet, muxhahidinët kanë informuar autoritetet shqiptare dhe ambasadat perëndimore për këtë fakt. Por ata nuk bëjnë të ditur nëse kanë kontaktuar me Top Channel-in apo jo. Vetë televizioni nuk ka bërë deri tani ndonjë koment zyrtar.

Muxhahidinët theksojnë se ka prova që shërbimi sekret i Iranit po i përdor këta persona për të sulmuar muxhahidinët dhe për këtë ka zëvendësuar edhe diplomatët e saj në Tiranë me njerëz të spiunazhit që janë marrë me çështjen e opozitës.

Siç mësohet, muxhahidinët kanë informuar autoritetet shqiptare dhe ambasadat perëndimore për këtë fakt. Por ata nuk bëjnë të ditur nëse kanë kontaktuar me Top Channel-in apo jo. Vetë televizioni nuk ka bërë deri tani ndonjë koment zyrtar.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne